Wimbledon Federer kerkon fitore

Një ditë përpara nisjes së turneut gjigand të trenisit botëror Wimbledon, favoritët projektojnë një garë të fortë në fitimin e titullit kampion. Gjashtë herë kampioni i turneut anglez, Roger Federer kërkon të kthehet te suksesi, pas një periudhe relativisht negative në fushat e tenisit. Ish-numri një i botës është shfaqur shumë i vendosur në seancat stërvitore në prag të startit të një prej turneve më të vjetër në historinë e tensisit botëror.
“Wimbledon është një turne shumë i dashur për mua. Ndjehem në formë, ndërsa po përgatitem maksimalisht për të nisur në mënyrën më të mirë këtë aventurë. Ky turne lakmohet nga të gjithë dhe për këtë arsye mendoj se do të jetë i vështirë”, ka thënë Federer, i cili ka zbritur nga vendi i parë i renditjes së përgjithshme për t’i lënë vendin e raketës numër një Rafael Nadal, dhe Novak Djokovic të vendit të dytë.
Jo vetëm turneu për meshkuj, pasi edhe ai i fermave projekton një garë të fortë. Rikthimi në formën më të mirë të Maria Sharapovës ndërlikon akoma më shumë parashikimet. Tenistja ruse bëri një paraqitje të shkëlqyer në turneun francez “Roland Garros”, ndërsa në Londër kërkon të kthehet te titulli kampion pas një periudhe të gjatë larg sukseseve.
Nertan Prifti