Villas Boas nuk do të jetë trajner i Interit

Drejtori i Interit, Marco Branca, i cili ka qenë i përfshirë në bisedime për ta bindur Porton të heqë dorë nga Andres Villas Boas, ka konfirmuar se trajneri portugez nuk do të jetë trajner i Interit për sezonin e ardhshëm.
“Andres Villas Boas nuk do të jetë trajner i Interit, dhe jo vetëm për shkak të 15 milionë eurove”.
“Tashmë bota e futbollit e di se cilat janë lidhjet e Portos dhe Villas Boas”, ka thënë Branca për ANSA.
Kështu, në pole pozicion për pankinën e Interit është Sinisa Mihajlovic pavarësisht deklaratës se do të qëndrojë te Fiorentina, ndërsa si favoritë janë edhe Delio Rossi dhe Gian Piero Gasperini.