E Diel, 1 Nëntor 2026

Tri skuadra shqiptare do te luajne sot ne kupat e Europes ne futboll

Teuta, Kukësi dhe Laçi janë skuadrat shqiptare që do të luajnë sot në turin e parë të Ligës së Europës.
Durrsakët kanë më shumë përvojë pasi kanë marrë pjesë disa herë në kupa që nga gjysma e parë e viteve 90-të.
Për Laçin është hera e dytë që luan, ndërsa Kukësi debuton.
Skuadra kurbinase pret Diferdanzh të Luksemburgut në orën 19:00 në Korçë dhe trajneri Nica synon fitore dhe kualifikim.
Për Nicën nuk pritet të jetë problem i madh mungesa e tifozëve kurbinas.
Teuta e Durrësit do të luajë në fushën e vet në orën 20:00 ndaj Daçias së Çisinaut dhe trajneri Magani synon fitore, madje pa pësuar gol. 
Teuta është e vetmja nga të tria skuadrat tona që ka kaluar një tur në kupat e Europës.
Kukësi luan në fushën e Florës së Talinit në Estoni në orën 18:30. Ekipet nuk kanë bërë shumë ndryshime në krahasim me sezonin e kaluar, ndërsa i vetmi që është favorit për të fituar është Laçi. Kukësi e Teuta nuk favorizohen nga kompanitë e basteve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›