E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho hesht në konferencë

Jose Mourinho ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para El Clasicos ndaj Barcelonës, por ai nuk ka folur pasi ka lënë të flasë zëvëndëstrajnerin Aitor Karankan.

Dhe ndërsa Karanka iu përgjigj pyetjeve, mediat spanjolle vendosën ta bojkotojnë konferencën në shenjë proteste, duke lënë të vetmuar disa gazetarë të huaj të cilët kanë pasur rastin për të adresuar pyetjet e tyre, ndërsa njeriu kryesor në gjithë këtë shfaqje, Jose Mourinho qëndroi i ulur duke heshtur.

“Sa herë që flet Mourniho, gjithçka fryhet nga ajo që është thënë vërtet. Por, nuk jemi ne ata që po krijojmë zhurmë. Kjo nuk do të ndikojë në ndeshjen dhe nuk është hera e parë që e kemi bërë këtë. Është thjeshtë metodikë e punës”, theksoi Karanka.

Pëshpërimat në sallën ku po mbahej kjo konferencë "sa për sy e faqe", sugjeronin se Mourinho shfaqi mungesë respekti për tifozët e Real Madridit, duke mos marrë pjesë plotësisht në këtë konferencë. Ky pohim u hodh poshtë nga Karanka.

“Tifozët e duan këtë Real Madrid. Mendimet e tifozëve mund t`i shihni në rrugë dhe në Bernabeu. Tifozët duan një trajner që gjithmonë lufton për çdo pikë. Sa për bojkotin e mediave, unë nuk dua të gjykoj, pasi përfaqësoj Real Madridin”, përfundoi Karanka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›