E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Pogradec, prezanton kandidatin e LSI-së

Kryetari I LSI-së Ilir Meta ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” për bashkinë e Pogradecit Luan Topçiu.
 

Në fjalën e tij kreu i LSI-së Meta ka theksuar se Luan Topçiu është kandidati i denjë për Pogradecin I cili parti të vetme ka qytetin.
 

“Në këto zgjedhje është e vështirë që të gjesh një figurë si Luan Topçiu që partinë e vetme ka Pogradecin prandaj edhe sollogani i tij “gjithçka për Pogradecin” tregon pasionin e tij për të dhënë kontributin në zhvillim të qytetit” theksoi Meta.

Meta gjithashtu është shprehur I sigurtë se koalicioni “aleanca për qytetarin” do të marrë mbështetjen e qytetarëve të Pogradecit në zgjedhjet e 8 majit.
 

“Ju jemi dëshmitarë që fondet e bashkisë janë shpërdoruar duke qepur dhe shqepur rrugët e këtij qyteti. Pogradeci ka nevojë për një vision të ri, dhe unë jam i bindur që intelektualët e qytetit që janë të shumtë, të cilët kanë qënë të mënjanuar dhe të papërfillur nga kryetari aktual do të jenë bashkëpunëtorët më të mirë të Luan Topçiut” theksoi Meta.
 

Gjithashtu Meta shtoi se Luan Topçiu nuk e kërkon bashkinë e Pogradecit për ta përdorur për qëllime politike ndërsa theksoi se tashmë një erë e re do të fryjë këtë qytet dhe do të ripërtërijë të gjitha traditat e nëpërkëmbura të qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›