E Diel, 1 Nëntor 2026

Wenger: Nuk përfitojmë nga kalendari i United

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të përfitojë nga kalendari i ngjeshur i ndeshjeve të Manchester United. Djajtë e Kuq janë të përfshirë aktualisht në tre gara, ndërsa Arsenali shpresën e vetme e ka vetëm në Premier Ligën.

“Kalendari nuk është dhe aq i keq për ta, sepse ata luajnë ndaj Schalkes të martën mbrëma dhe ata janë superfavoritë për ta fituar atë gjysmëfinale”.

“Ndeshjet nuk janë njëjtë sikur në vitin 1999 kur përfituam nga një situatë e njëjtë. Tani është e vështirë për të gjithë në udhëtim. Ne duhet të luajmë mirë dhe jo të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët”, u shpreh Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›