E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho lavdëron Realin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho lavdëroi skuadrën e tij pas krijimit të historisë në fitoren 4-1 ndaj Real Mallorcas të dielën.

Me tri pikët e rrëmbyera, gjiganti madrilen u bë skuadra e parë në La Liga që tuboi 100 pikë brenda një sezoni. Pas ndeshjes, Mourinho lavdëroi futbollistët e tij për objektivin e arritur.

“Dua ti falënderoj të gjithë për këtë mbrëmje magjike. Si klubi më i mirë në histori të futbollit, Real Madridi mundohet të fitojë çdo titull. Ky ekip ka krijuar histori si i vetmi që mblodhi 100 pikë dhe këta futbollistë janë meritorët për këtë”, deklaroi Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›