Greqi, sot përpjekja e fundit. Kuvelis: Jo qeveri pa SYRIZA-n !
ATHINE - "Ëndërr e pakapshme" duket ngritja e një qeverie globale në Greqi, ku presidenti i vendit do të zhvillojë sot një raund të ri konsultimesh me liderët politikë.
Tek presidenti Papulias janë ftuar të shkojnë në mbrëmje, në ora 19:30, udhëheqësit politikë grekë, kreu i ND, Samaras, kreu i SYRIZA, Cipras, ai i PASOK, Venizelos dhe kreu i DIMAR, Kuvelis.
Aleksis Cipras, i cili mbetet në të njëjtat qëndrime, ka refuzuar të marrë pjesë në konsultimet e reja, duke u përpjekur të bëjë shantazh me pjesëmarrjen e SYRIZA-s.
Fotis Kouvelis ishte i fundit, që mbylli mbrëmë derën e presidencës pas konsultimeve për qeverinë. Deklaratat e tij pas takimit me Presidentin konfirmuan se negociatat ishin qënë të pafrytshme. Kouvelis tha se koalicioni qeveritar duhet të përbëhet nga të gjitha ato forca politike, që argumentojnë se vendi duhet të mbetet në eurozonë dhe euro, dmth edhe nga SYRIZA, ndërsa për të lëvizur në këtë proces, sipas tij, vendi duhet të çlirohet nga kushtet e Memorandumit.
Kreu i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos tha pas takimit me presidentin, se nuk do të pajtohet me varfërimin e vendit dhe referuar çështjes së emigrantëve të paligjshëm deklaroi se BE-ja duhet të marrë përgjegjësitë e veta.
Para tij kishte qenë në presidencë udhëheqësja e komunistëve Aleka Papariga. Ajo tha se KKE do të çojë në parlament një projektligj për shfuqizimin e Memorandumit. Papariga e përshkroi si “tallje” përpjekjen e të mandatuarve për krijimin e qeverisë.
I pari që takoi mbrëmë zotin Papulias ishte kreu i Grekëve të Pavarur Panos Kamenos, i cili këmbënguli për t'iu dhënë fund masave të Treshes, në mënyrë që të binte dakord mbi një qeveri koalicioni. Kamenos formuloi 7 propozime për pjesëmarrjen e partisë së tij në qeveri, midis të cilave janë, krijimi i zonave ekskluzive ekonomike, ndërprerja e marrëveshjeve të kredisë, një komitet auditimi i kredive të kontraktuara që nga viti 1974, dhe dëmshpërblimet gjermane. Kamenos kërkoi informacion në lidhje me gjendjen e vërtetë të ekonomisë në vend dhe çështjet e politikës së jashtme.
Dita e mirë duket që në mëngjes, dhe e djeshmja, ditë kur u krye raundi i parë i negociatave, u duk që nga takimi i Papulias me treshen Samaras-Cipras-Venizelos. Atmosfera nuk ishte aq e mirë, edhe për shkak të një letre që ish kryeministri Papadhimos i kishte dërguar presidentit, ku shpjegonte se "mundësitë financiare e vendit, arrijnë deri në fillim të verës". Duket se Cipras nuk i pëlqeu fakti që Papadhimos i ishte drejtuar presidentit, në vend që t’iu drejtohej partive politike.
Ky takim zgjati pak më shumë se gjysmë ore dhe asnjë prej pjesëmarrësve nuk bëri deklarata për atë që ishte biseduar, përveç Samaras, që iu tha gazetarëve se konsultimi është në vazhdim. Ai bëri të ditur se SYRIZA nuk do të pranojë as pjesëmarrje dhe as “votë tolerance” për një qeveri të re që merr përsipër të rinegociojë memorandumin, duke përfunduar se “nuk e di se ku po shkon SYRIZA me këto qëndrime''.
Përfundimi është se vendi është i varur në një fije të hollë, që është takimi i sotëm i thirrur nga presidenti, i cili ka ftuar për bisedime të reja Samaras, Cipras, Venizelos, dhe Kouvelis. Cipras refuzoi mbrëmë vonë ftesën për një takim, që do të ishte mundësia e fundit.