E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e legjendës Del Piero (video)

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero falënderoi tifozët e klubit pasi shënoi atë që pritet të jetë goli i tij i fundit për Bianconerët në Serie A, në fitoren 3-1 ndaj Atalantas të dielën.

37 vjeçari e filloi takimin si titullar dhe arriti të realizojë para se të zëvendësohet mes duartrokitjeve të shumta në minutën e 58-të. Klubi ka konfirmuar se Del Pieros nuk do ti vazhdohet kontrata që i skadon në fund të këtij sezoni, kurse ai pranoi se do ti mbajë përgjithmonë në zemër kujtimet e tij me gjigantin torinez, ku erdhi më 1993 nga Padova.

“Ka qenë një ditë e prekshme. Gjithmonë do ti mbaj këto kujtime me mua dhe nuk do të ndalem së falënderuari tifozët e mi. Sigurisht, jam pak i mërzitur por nuk mund të kem pritur një lamtumirë më të mirë”, deklaroi Del Piero i cili i qëndroi besnik Juventusit edhe pas përjashtimit në Serie B më 2006.

Në përgjithësi, ai ka bërë 704 paraqitje për Bianconerët dhe shënoi 290 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›