“Mourinho” në Bernabeu

Kur sonte Jose Mourinho të zbresë në stadiumin Santiago Bernabeu për ndeshjen me Galatasarayn, ai do të ndjeje gjithë përkrahjen e tifozërisë vendëse. Sipas raportimeve të Marcas, tifozët kanë përgatitur disa pankarta me mbishkrime për të, që do të tregojnë mbështetjen që ai vazhdon të gëzojë tek tifozët, përkundër polemikave pas incidenteve në ndeshjen e Superkupës me Barcelonën. Reali luan kundër Galatasarayt sonte prej orës 22:30 për trofeun Bernabeu.