E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndohet Pique, mungon tre javë

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 10:43

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique do të mungojë të premten në Superkupën e Evropës ndaj Portos.

24 vjeçari është lënduar në pulpën e këmbës, në stërvitjen e së mërkurës, kështu që ai do të jetë një mungesë e madhe për Pep Guardiolën, për ndeshjen e Monacos.

Eric Abidal, Sergio Busquets e Javier Mascherano janë kandidatë për të luajtur në qendër të mbrojtjes përkrah Andreu Fontas, pasi që edhe Carles Puyol është i lënduar. Pique, i cili do të mungoj rreth tre javë, ishte shtyllë e mbrojtjes së klubit katalunas në sezonet e fundit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›