E Diel, 1 Nëntor 2026

Milito i thote JO francezeve te PSG

Pas refuzimit të Diego Forlan, Paris Saint Germein i Leonardos ka marrë një refuzim tjetër.

Diego Milito, sulmuesi i Interit, nuk ka pranuar të transferohet për të luajtur me skuadrën e kryeqytetit francez. Argjentinasi u kontaktua të hënën nga Leonardo, i cili kërkonte që Milito të ishte sulmuesi kryesor në krah të Javier Pastore.

Milito ka refuzuar largimin nga Interi edhe për shkak se pas largimit të Eto’o argjentinasi do e shohë veten sërish një pjesë kryesore të ekipit zikaltër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›