Mourinho përshëndetet me mysafirët

Real Sociedadi ka barazuar me rezultat 3-3 në takimin me Real Madridin, duke i dhënë vetes shansin që të vazhdojë me shanset për pozitën e katërt që çon në Ligën e Kampionëve. Kjo ishte ndeshja e fundit për Jose Mourinhon te Reali në terrenet mysafire.
Të parët shënuan mysafirët përmes Gonzalo Higuain (8’) ndërsa në pjesën e parë nuk u shënua gol tjetër.
Në fillimin e gjysmës së dytë, Callejon shënoi në minutën e 57-të për t'a dyfishuar epërsinë por vendasit barazuan shume shpejt përmes Xabi Prieto nga penaltia (64’) dhe Antoine Griezmann (78’).
Epërsinë e Real Madridit e riktheu Sami Khedira (80’), por sërish barazoi Xabi Prieto (90’+3).