E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totenhami shperfytyron Interin

Ka rezultuar deshtak kthimi i pare i Rafael Benitezit ne Angli qe prej momentit kur ai u largua nga ky kampionat per te drejtuar skuadren e Interit. Zikalterit jane munudr 3-1 ne Londer jo vetem ne rezultat por edhe ne loje. Per tu vleresuar loja e talentit Garet Bejl i cili ishte protagonist edhe ne kete takim me dy asistet e tij ne dy golat e fundit. Loja e Interit mori te tatepjeten qe ne minuten e 18-te kur holandezi Rafael Van der Vart do te kalonte ne avantazh vendasit. Italianet ne fakt vetem portieri Luka Kastelaci ishte italian u munduan te ndryshonin dicka ne lojen e tyre por pa mundur qe te rrezikojne si duhet londinezet. Ne fraksionin e dyte te lojes gjiganti Piter Karuc shenoi serish ndersa vetem ne ate moment Benitez gjykoi se duhej te fuste ne loje edhe Diego Militon. Gjithsesi eshte Etoo qe hap disi lojen me golin e tij por rusi Pavlicenko ka mbyllur gjithcka kur nje minute nga koha e rregullt shenoi golin e trete. Ne po kete grup Tuente fitoi ne Gjermani ndaj Verderit 2-0 ndersa ne grupin B Benfika shkaterroi Lionin 4-2. Ne dy grupet e tjera bien ne sy fitorja me lehtesi e Mancester Junajtid ne Turqi ndaj Bursasporit si dhe e Valencias ndaj Gllazgou Rejnxhers. Mancesteri udhetoi pa Runin arrito Hernandezin dhe Rajan Gigs ne Turqi por mungesa e tyre nuk u ndie thuajse fare. Ne grupin D qe te dyja perballjet perfunduan ne barazim. Me heret Rubin Kazan barazoi si ne ndeshjen e pare ne Athine pa gola me Panathinaikosin ndersa Barcelona nuk shkoi me shume se nje barazim 1-1 me Kopenhagenin ne Danimarke. Sonte do te luhen edhe tete sfida te tjera ku bie ne sy elsi-Spartak Moske Okser-Ajaks Shakhtar-Arsenal dhe natyrisht superndeshja AC Milan-Real Madrid. Milanit i duhet me patjeter fitorja per te mos rrezikuar eliminimin. Champions League

DJE

Grupi A
Totenham-Inter 3-1
R.van der Vart 18 Karuc 61 Pavlicenko 89/ Etoo 80
Verder B.Tuente 0-2
adli 81 De Jong 84
Karton i kuq Frings V 76
Grupi B
Benfika-Lion 4-2
Kardec 20 Koentrao 32 67 J.Garsia 43/ Gurkuf 75 Gomis 85
Hapoel-Shalke 0-0
Grupi C
Bursaspor-Mancester 0-3
Fletcer 48 Obertan 73 Beb 77
Valencia-Rejnxhers 3-0
Soldado 33 71 Tino Kosta 89
Grupi D
Rubin-Panathinaikos 0-0
Kopenhagen-Barcelona 1-1
Klaudemir 32/ L.Mesi 31

SOT

Grupi E
Basel-AS Roma 2045
CFR Kluzh-Bajern 2045
Grupi F
elsi-Spartak Moske 2045
Zilina-Marseje 2045
Grupi G
AC Milan-Real Madrid 2045
Okser-Ajaks 2045
Grupi H
Partizan B.-Braga 2045 Shakhtar-Arsenal 2045

Pergatiti Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›