Kupa e Shqiperise luhet per qejf ne 80 te fushave
Trofeu i dyte me i rendesishem ne kampionatin shqiptar Kupa nuk eshte marre ende seriozisht nga pjesa me e madhe e skuadrave pjesemarrese. Keshtu edhe pse jane luajtur takimet e turit pre-eliminator dhe ndeshjet e para te turit te pare ende nuk mund te thuhet se elitaret kane nxjerre ne fushen e lojes armaten e rende kjo duke konsideruar edhe kundershtarin e tyre. Ndaj ne kete kontekst edhe ndeshjet e kthimit te cilat do te luhen sot pritet te mos dhurojne asgje vec faktit se te favorizuarat thjesht do te marrin verdiktin de jure de fakto e kane marre qe ne ndeshjen e pare me fitoret e arritura. Keshtu do te luhet disi me fort ne vetem kater fusha nga 16 perballje pasi ne 12 sfida te tjera do te kete vetem emra te rinj qe do te kerkojne te bien sa me shume ne sy per te pasur nje shans aktivizimi edhe ne ndeshjet serioze te kampionatit. Duke konsideruar te kualifikuar Dinamon Tiranen Shkumbinin Kastriotin Bylisin Apolonine Kamzen Besen Teuten Skenderbeun Elbasanin dhe Gramozin kjo jo vetem se kane mundur te fitojne ndeshjet e para por edhe se kundershtaret e tyre do te luajne sot me te rinjte pritet lufte per kualifikim vetem ne Roza Haxhiu ku Lushnja do te prese Pogradecin 0-1 ne Loro Borici ku Vllaznia do prese Terbunin 1-1 ne Kurbin ku Laci do luaje ndaj Memaliajt 1-1 dhe ne Vlore teksa Flamurtari i Maganit do te luaje ndaj ish-trajnerit te vet Eqerem Memushit i cili tanime drejton Tomorin 0-0. Po a do kete surpriza Me mire mos vini bast ne kete gje.
Ndeshjet/ Sot ora 1330
Grupi A
Dinamo-Luzi 2008 3-0
Tirana-Skrapari 1-0
Flamurtari-Tomori 0-0
Shkumbini-Vlora 3-0
Kastrioti-Bilishti 2-2
Bylis-Beselidhja 3-1
Apolonia-Ada 1-2
Kamza-Partizani 1-0
Grupi B
Besa-Sopoti 3-0
Laci-Memaliaj 1-1
Vllaznia-Terbuni 1-1
Teuta-Mamurrasi 3-2
Skenderbeu-Burreli 2-2
Elbasani-Gramshi 0-0
Gramozi-Luftetari 0-0
Lushnja-Pogradeci 0-1