"S'jam në formacion, se nuk kam pasaportë spanjolle"

Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole është tallur me përzgjedhjen e formacionit të vitit nga FIFA ku të gjithë lojtarët janë nga La Liga, ose thënë më mirë ngë Barcelona e Reali, përveç Falcaos.
"Unë kam nevojë për një pasaportë spanjolle. Vetëm kështu do të isha në formacionin e vitit" shkroi Cole në rrjetin e tij social.
Formacioni ka marrë kritika nga anlistë ndërsa mungesa e Cole bë këtë formacion ka qenë një nga kritikat.
Mbrojtësi anglez shkëlqeu me Chelsean në vitin 2012 duke u shpallur edhe kampion evrope me këtë skuadër./Indeksonline/