E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho te Chelsea nëse Abramoviç i siguron njërin mes Ronaldos, Rooney dhe Cavanit

E ardhmja e Mourinhos pas humbjes në finalen e Kupes së Mbretit shihet larg Madridit dhe londinezët e Chelsea qëndrojnë në “pol pozicion” për të rikthyer portugezin në në drejtimin e bluve. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail” Jose Mourinho kërkon të marrë me vete te Chelsea edhe tre emra të mëdhenj të futbollit, ku më kryesori është ylli potugez Kristiano Ronaldo.

Ky i fundit ka deklaruar se do të qendrojë te madrilenet, por përsëri emri tij vazhdon të qarkullojë nëpër media si lojtari më i kërkuar nga skuadrat e mëdha edhe pse kartoni i tij i kalon shifrat e 100 milion eurove.

Ndërsa dy emra të tjerë të mëdhenj që “Special One” kërkon të ketë te skuadra e Chelsit janë sulmuesi i Manchester United, Uein Runey, dhe ai i Napolit Edinson Cavani. Me siguri njëri prej tyre do të jetë nën urdhërat e Mourinhos sezonin e ardhshëm pasi Roman Abramovich është gati ti plotësojë çdo dëshirë të “Special On” njeriu që pritet ta rikthejë edhe një herë klubin londinez triumfues në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›