E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi, goli in ekstremis i jep trofeun e parë

laci festonNga Edmond Sufaj

Me golin e shënuar, Çela bëhet heroi i kurbinasve, duke i dhënë kështu kurbinasve trofeun e parë në historinë e saj

Bylis-Laçi 0-1

Shënues: Çela 118

Bylis: Frashëri, Ristevski, Adiguan, Bola, Sefa, Isuxhuku (Ibke 94) Xhafaj (Meto 57), Gëxho, Idrizaj, Arifaj, Olayinka (Kelmendi 113). Trajner: N. Shensoji

Laçi: Bakaj, Çela, Buljan, Ndreka, Shazivari (Sefgjini 73), Ermullai, Nimani, Vuçaj, Kastrati (Bilibashi 92), Doku, Zefi. Trajner: S. Nica

Gjyqtarë: B. Pashaj, E. Barushi, R. Avdo

Kartonë të verdhë: Arifaj (2), Peter, Çela, Vuçaj, Zefi,

Karton i kuq: Arifaj

Laçi ka fituar dje kupën e Shqipërisë për herë etë parë në historinë e saj në futboll duke mundur Bylisin me një gol në fundin e kohës shtesë. Finalja e kupës së Shqipërisë midis Laçit dhe Bylisit kërkoi 120 minuta për të zgjidhur fituesin e saj.

Laçi dominoi lojën ndaj  Bylisit, i cili u kushtëzua të luante me një lojtar me pak për pjesën më të madhe të kohës. Loja paraqiti shumë përplasje të forta fizike dhe pak raste të pastra për shënim për skuadrat. Ka mjaftuar njeë pakujdesi e mbrojtjes së Bylisit në minutën e fundit shtesë, që fituesi të mos shpallej me gjuajtjen e 11-metërshave.

Pjesa e parë

Ndeshja nisi e kujdesshme nga të dyja skuadrat, ku prioritet i dhanë gjuajtjeve nga distanca. I pari që hapi serinë e goditjeve në portë ishte Bylis me anë të Gerxhos, i cili provoi nga 25 metra, por pa sukses. Pas gjashtë minutash është Shazivari për ballshiotët që godet nga jashtë zone një top, i cili qeth shtyllën e portierit kundërshtar.

Pas kësaj goditje, Laçi u zgjua në lojën e saj, por pa rrezikshmëri në sulm. Duhej të vinte minuta e 14-të, që kapiteni Vuçaj të provonte nga larg, por topi pritet me lehtësi nga Frashëri. Në minutën e 18-të, Arifaj depërton brenda zonës laçiane duke u rrëzuar.

Ai pretendon për 11-metërsh, por Pashaj i akordon kartonin e dytë të verdhë për protestë. Nga kjo minutë, Bylis luan me dhjetë futbollistë. Dalja e Arifajt me të kuqe nuk ndikoi në lojën e ballshiotëve, të cilët e vunë nën prison Laçin, i cili nuk arriti të shfrytëzojë avantazhin numerik në këto minuta.

Pas këtij kartoni të kuq, stoli ballshiot u irritua së tepërmi me në krye trajnerin Shensoj, por vetëm kaq. Pas një goditje dënimi për Bylisin, Ristevski humbet një rast të pastër brënda zonës së Laçit, të cilin nuk e shfrytrëzon siç duhet. <

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›