Mourinho: Ky Real, dështimi im më i madh

Jose Mourinho e ka pranuar pas humbjes së kupës se ka dështuar keq këtë edicion me Real Madridin.
Trajneri portugez tha se ky edicion është një nga më të dështuarit të tij në karrierë."Ky sezon është më i keqi në karrierën time. Ky Real Madrid që drejtoj unë tani, thjesht ka dështuar. Sa i përket finales unë mendoj se humbja për ne nuk ishte e merituar.
Për të ardhmen nuk dua të flas, në kontratë kam edhe 3 vite të tjera por se ende nuk kam biseduar me drejtuesit e skuadrës" deklaroj Mourinho./indeksonline/