Trukimet, UEFA heton Tiranën dhe Vllazninë
Në takimin e organizuar sot në Nion të Zvicrës posaçërisht për këtë çështje, UEFA ka bërë bublike listën paraprake me shtatë ndeshjet që dyshohen si të trukuara. Midis skuadrave nga nëntë kampionate të ndryshme europiane, figurojnë edhe emrat e Tiranës dhe Vllaznisë.
Më konkretisht, janë tre ndeshje eliminatore në kupat e Europës, që janë duke u hetuar: Stabaek – Tirana (4 – 0), luajtur më 21 korrik 2009, Rapid i Vjenës – Vllaznia (5 – 0) më 16 korrik 2009 dhe ndeshja e kthimit midis shkodranëve dhe kampionëve të Austrisë më 23 korrik të këtij viti (e përfunduar 0 – 3) për Rapidin.
Përveç Tiranës dhe Vllaznisë, në listën me shtatë ndeshje të publikuar sot, janë edhe ekipe nga kampionati slloven, letonez dhe hungarez. Hetimi i nisur nga Prokuroria e Bokumit ka bërë që deri më tani të arrestohen 17 persona. Gjithsej janë hetuar 200 ndeshje, tre prej të cilave në Ligën e Kampionëve dhe disa të tjera në Ligën e Europës.
Në qendër të hetimeve janë vënë ekipe nga Austria, Bosnja, Hungaria, Sllovenia, Kroacia dhe Turqia. Po ashtu edhe nga kategoritë inferiore nga Gjermania, Zvicra dhe Belgjika. UEFA ka bërë të ditur gjithashtu se në ditët e ardhshme do të bëhen publike edhe emra skuadrash të tjera, që janë duke u hetuar për trukim rezultatesh.