E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo i bindur se Interi do të jetë në gjysmëfinale

Trajneri i Interit, Jose Mourinjo, ka qenë i kënaqur me fitoren prej 1-0 ndaj CSKA Moskës në takimin e mbrëmshëm çerekfinal të Ligës së Kampionëve.
"është vështirë kundër këtij ekipi dhe kur thash se do të jetë një ndeshje e shëmtuar, e dija se për çfarë po flisja. CSKA mbuloi të gjitha hapësirat, prandaj ishte shumë e vështirë për të bërë diçka".
"Në pjesën e dytë hapësirat u zgjeruan ca dhe ne krijuam shumë shanse dhe mund të kishin përfunduar me 3-0 avantazh. Megjithatë, është një fitore dhe ne kemi rezultatin në anën tonë, prandaj me një gol në ndeshjen e dytë mund të jemi shumë të sigurt për kualifikim".
"Liga e Kampionëve është e gjitha për detaje dhe CSKA do të ketë dy lojtarë të pezulluar për ndeshjen e kthimit, ndërsa neve na kthehen Lucio dhe Thiago Motta", ka thënë Mourinjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›