BE apel politikës shqiptare: Në BE dialogohet
Ministri i Jashtëm i Suedisë, vend i cili kryesor presidencën e radhës së Bashkimit Evropian është shprehur se për t’u bërë pjesë e unionit duhet dialog ashtu siç bëjnë politikanët në BE.
I pyetur në një konferencë shtypi në Bruksel se çfarë mendonte për situatën në Shqipëri, ministri i jashtëm suedez, Karl Bildt u bëri thirrje udhëheqësve politikë të Shqipërisë të ulen sërish për bisedime mes tyre. “Përsa i përket gjendjes së dialogut politik në Shqipëri, për momentin është e pakënaqshme. Unë do t'i bëj apel udhëheqësve shqiptarë që të njohin se për të çuar vendin e tyre përpara, ata duhet te ulen dhe të bien dakord që të mos bien dakord në disa raste, por edhe të bien dakord ta çojnë vendin përpara”, theksoi Bild, transmeton BBC-ja.
“Ky është mesazhi që mund të gjeni në këto përfundime. Ky është mesazhi që i vjen Brukselit se ata duan te jenë pjesë e Evropës. Në Evropë ne kemi dialogun midis udhëheqësve politikë edhe kur disa herë nuk jemi dakord për disa çështje. Ne shpresojmë se Shqipëria do t'i bashkohet kësaj tradite sa më shpejt që të jetë e mundur. ", vijoi ai.