Lejet e ndërtimit, proces gjyqësor ndaj Bollanos
Prokuroria e rrethit të Vlorës ka depozituar në gjykatë dosjen e përpiluar ndaj Bollanos dhe katër zyrtarëve të tjerë të kësaj bashkie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.
Bollano është hetuar në gjendje të lirë nga organet e hetimit, të cilët kanë arritur në përfundimin se Bollano, sekretarët e KRRT-së dhe juristi kanë miratuar lejë për sheshe ndërtimi, si dhe leje ndërtimi në favor të personave jo pronarë të truallit.
Të njëjtët persona kanë dhënë leje edhe për ndërtimin e zonave turistike, ndërkohë që vendime të tille mund të merren vetëm nga KRRTRSH-ja dhe nga KRRT-ja. Hetimi ndaj Bollanos dhe zyrtarëve të tjerë ka nisur pas kallëzimeve të bëra nga disa shtetas që pretendonin se ishin pronarë të tokave në Himarë dhe në Jalë.
Për të njëjtat akuza, prokuroria ka marrë të pandehur edhe kryetarin e komunës së Novoselës, Rait Llanaj dhe dy vartësit e tij.