E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo kërkon edhe një sulmues

Trajneri i Interit, Jose Mourinjo, ka zbuluar se ai dëshiron të nënshkruajë kontratë edhe me një sulmues të ri në janar.
Me sulmuesin kamerunas Samuel Eto'o që do të udhëtojë në Kupën Afrikane të Kombeve në fillim të vitit të vjen, Mourinjo dëshiron të shtojë në ekip edhe një sulmues tjetër.
"Duke marrë parasysh se ne do ta humbim Eto'o për një muaj e gjysmë, do të doja të kem një sulmues të ri në janar", ka thënë Mourinjo.
Sulmuesi i Lazios, Goran Pandev, dhe ai i Bayern Munich, Luca Toni, që të dy përmenden si përforcime të mundshme për Interin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›