E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Serbia nuk kundërshton procesin e decentralizimit

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka dekaruar se Beogradi ndonëse kundërshton planin e Marti Ahtisarit, nuk kundërshton procesin e decentralizimit të vendbanimeve me serbë në Kosovë.
"Decentralizmi është diçka e domosdoshme për serbët", është shprehur Bogdanoviç. Por ministri për Kosovën në qeverinë serbe, njëkohësisht ka kundërshtuar mënyrën se si po kryhet ky proces. Bogdanoviç ka vizituar të mërkurën fshatin Ranillug në Kosovë, ku ka përuruar një objekt shoqëror të financuar me mjetet e qeverisë së Serbisë.
Ai ka thënë mes tjerash se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale të Kosovës nuk do të thotë se ata kanë humbur besimin tek Beogradi, teksa ka paralajmëruar edhe investime tjera të qeverisë së Serbisë ne mjediset e banuara nga serbët në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›