E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni i Pepes përfundon me sukses

Operacioni i mbrojtësit të Real Madridit, Pepe, ka përfunduar me sukses dhe kirurgu mendon se ai mund të rikthehet në fushë para fundit të kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010.
"Gjithçka shkoi mirë. Operacioni zgjati më pak se një orë". "Shpresa është gjëja e fundit e cila duhet të vdesë, mjekësia nuk është një shkencë e parashikimeve, por po, besoj se është e mundshme që ai të jetë i gatshëm për kampionatin botëror", ka thënë mjeku i cili operoi lojtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›