Liverpooli i kthehet Shaqirit

Xherdan Shaqiri është objektivi i radhës i Liverpoolit. Sipas mediave angleze, Shaqiri është shenjëstruar nga Brendan Rodgers si lojtari i radhës që mund të transferohet në "Anfield Road".
Pasi dështoi për të sjellur yllin armen, Henrik Mkhtaryan, Liverpooli ka gati ofertën për yllin kosovar të Bayern Munchen. Rodgers i ka dërguar agjentët e tij për të shikuar nga afër Shaqirin në ndeshjet miqësore që Bayern po i zhvillon, ku vërehet forma e lartë e Shaqirit.
20 milion funta do të jetë oferta e parë e Liverpoolit për Shaqirin. Bayern thuhet se mund ti kërkoj Liverpoolit portierin Pepe Reina dhe shumë parash për Shaqirin./Indeksonline/