E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba befasohet nga një tifoz anglez

Kampionët e Turqisë, Galatasaray mundën 3-0 modestët e Shrewsbury Town në një ndeshje miqësore zhvilluar në "Greenhous Meadow". Pjesë e skuadrës turke ishte edhe ish sulmuesi i Chelsea Didier Drogba, i cili u përball me një surpizë shumë të këndshme.

Teksa bëne nxemjen në fushën e lojës, një tifoz iu shmang forcave të sigurisë dhe iu afrua afrikanit duke i treguar një tatuazh të madh në kurriz, i cili i dedikohej pikërisht Drogbasë.

Bomberi i Galatasaray e mirëpriti gjestin e fansit dhe nuk hezitoi ti japë një përqafim shumë miqësor. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›