Moyes në "gjah" te ish klubi i tij

Everton ka refuzuar zyrtarisht një ofertë prej 28 milionë funtash të Manchester United për dy mesfushorët e saj Leighton Baines e Marouane Fellaini.
Sipas asaj që shkruan "Daily Mail", ish tekniku i Everton, tashmë në krye të stolit të "Djajve të Kuq", David Moyes, pasi dështoi me transferimin e Thiago Alcantara dhe Cesc Fabregas do që të sjellë me çdo kusht në Old Trafford dy ish futbollistët e tij, Marouane Fellaini që për të ofron 16 milionë sterlina, dhe Leighton Baines 12 milionë sterlina
Por sipas klubit nga Liverpooli, oferta e kampionëve të Premier Leagues është 10 milionë sterlina më pak se vlera reale e dy futbollistëve dhe është refuzuar menjëherë duke e cilësuar si qesharake./ndeksonline/