Moyes përshpejton transferimin e Baines

David Moyes e dëshiron sa më parë blerjen e Leighton Baines. Mediat angleze janë të sigurta se Baines mbetet blerja më e dëshiruar e Moyes.
Trajneri anglez e njeh mirë mbrojtësin anglez të krahut pasi që ka punuar gjatë me të te Everton. Moyes e ka në plan që të përshpejtoj transferet në skuadër, sidomos atë të Baines të cilin e dëshiron para udhëtimit në ndeshjet parapërgatitore./indeksonline/