Kombëtares i shtohet edhe një mungesë

Ka shumë gjasa që kombëtares ti mungojë edhe një lojtar tjetër i rëndësishëm.Fjala është për mbrojtësin Debatik Curri.Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim të rëndë në limitet e fundit të seancës stërvitore të pasdites së djeshme, gjatë një dyluftimi për top me mbrojtësin tjetër Admir Teli.
Sikur të mos mjaftonin mungesat e shumta që kemi në këtë ndeshje, trrajneri Gianni De Biasi do të ketë të bëjë edhe me mungesën e mbrojtësit, i cili mësohet se është dëmtuar në gju, ndërsa shkalla e dëmtimit do të bëhet e ditur sot.
Alternativat e mundshme për një vend në qendër të mbrojtjes tashmë janë: Osmani, Teli dhe Ilir Berisha. Ky është i vetmi vend vakant, pasi pjesa tjetër e repartit defensiv është e kompletuar me treshen Dallku, Mavraj dhe Agolli. Italiani ka vetëm katër seanca stërvitore për të vendosur mbi alternativën e mundshme mes Osmanit dhe Telit. Që të dy mbrojtësit kanë treguar siguri të lartë gjatë grumbullimit me ekipin kombëtar ditët e fundit./indeksonline/