Mozaiku antropofetar mes humanizmit dhe autoritarizmit
Antropologjia shqiptare është e përbërë nga një strukturë fetare jouniforme. Ka myslimanë sunitë dhe shiitë, ka katolikë dhe ortodoksë. Një ndërtim i tillë bart ndjenjat, ritualet, institucionet fetare materiale dhe shpirtërore, botëkuptimin fetar përkatës dhe një moral të caktuar për secilin lloj apo sekt të besimit.
Një mozaik i tillë antropofetar nxjerr në dritë tri çështje thelbësore, mbi të cilat do duhet të vigjilohet.
Çështja e parë është nëse në një popullsi është e tillë jounitare nga pikëvështrimi fetar, ku vlerësimet botëkuptimore fetare janë të ndryshme, cilat janë në këto rrethana ato vlera morale dhe filozofike që realizojnë homogjenitetin kombëtar?
Çështja e dytë është sërish delikate dhe mjaft preokupuese. Kur një individ dallon nga një tjetër, jo vetëm nga individualiteti, ku si themel mund të përcaktojmë nivelin e përgjithshëm kulturor, por edhe nga botëkuptimi fetar, atëherë si do të sigurohet një bashkëveprim mes individëve, në mënyrë tolerante dhe me mirëkuptim, duke shmangur konfliktet?
Çështja e tretë shkallëzon shqetësimin: brenda ndërgjegjes së individit të zakonshëm, si sigurohet harmonia dhe ruhen pikërëndesat e ekuilibrit udhërrëfyes, kur përballë vihen dy forma të rëndësishme të ndërgjegjes, ajo qytetare laike dhe ajo fetare?
Mes vlerësimeve të dhëna për shpirtin fisnik shqiptar do të citoja profesorin frëng Jacques Boucart, i cili ka jetuar mes shqiptarëve dhe me shqiptarët në Shqipëri.
“Në asnjë nga popujt e Ballkanit ne nuk ndeshemi me virtyte të tilla aq burrërore, si ato që vërejmë te shqiptarët. Fshatari, malësori ose ushtari shqiptar, me të cilët unë jetova dhe hëngra bukë, në shtëpinë e të cilëve unë banova, duket si një zotëri i madh, po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë .Duke ruajtur dhe shfaqur gjithnjë një sjellje të hijshme, si dhe një vetëpërmbajtje të tillë, që mund ta kishin zili edhe fiset arabe më fisnike, shqiptari tregon një ëmbëlsi të madhe morale dhe një krenari të vërtetë luftëtari. Unë habitesha kur vija re se sa lehtë merreshim vesh me njëri-tjetrin ne, francezë dhe shqiptarë.
Dhe kjo gjë është e kuptueshme, sepse mendja e shqiptarëve ka natyrë fare perëndimore, është tepër e gjallë dhe mjaft kureshtare, kurse karakteri i tyre është i hapur, i çiltër e i gëzuar, gjithnjë i gatshëm për të të besuar dhe për t’u lidhur me miqësi. Te shqiptarët nuk vërehet ajo tinëzi, e cila na largon ne evropianëve nga shumë popuj të Lindjes.
Gjatë këtyre viteve të punës së përbashkët, ajo çka na preku më shumë ne francezët ishte atdhedashuria e flaktë e të tërë shqiptarëve që njohëm. Kur vihej në lojë tërësia e tokave shqiptare, atëherë zhdukeshin të gjitha dasitë, fashiteshin interesat e veçanta, armiqësitë mes familjeve dhe klasave, dallimet dhe kundërshtitë kulturore, partiake ose fetare.
Kjo që thashë nuk është një përshtypje imja e vagëlluar dhe letrare. Të gjithë shokët e mi, të cilët, ashtu si unë shërbyen në trevat shqiptare të administruara nga Franca (më 1916-1919, shënimi im, P.K) janë të gatshëm ta pohojnë me ngulm këtë gjë. “(Jacque Pourcard, vepra e cituar, faqe 131) Dasitë kapërcehen kur vihet në pikëpyetje ekzistenca. Ky është përfundimi i dallueshëm. Por kur territori dhe liria shtetformuese nuk mungojnë, si sigurohet uniteti antropologjik i shoqërisë.
Në fillim të shekullit të kaluar niveli i zhvillimit ekonomik dhe kulturor ishte mjaft i dobët. Institucionet dhe autoriteti i tyre ishin mjaft të ulët; tradita fetare dhe institucionet e kultit ishin të dobëta; praktikat fetare dhe botëkuptimi spontan ishin mbisundues.
Në një klimë të tillë kulturore teorike mjaft të ulët del në pah një përzierje elementesh fetare, që nuk definohen teorikisht me strukturë dogmatike. Bie në sy respekti, kujdesi dhe nënshtrimi ndaj pushtetit të fesë dhe autoritetit të njeriut, që mbante të veshur petkun e saj.
Një tolerancë e tillë, që nuk vinte nga kultura e lartë, vinte nga tradita, zakonet e përziera dhe fakti që historikisht antropologjia kishte kaluar nga paganizmi fondamental në fetë monoteiste, përmes konvertimit.
Është fakt i provuar që konvertimi shpirtëror ishte bashkëshoqëruar në shumë raste edhe me konvertim material të godinave të kultit, prej një kulmi të një besimi te strehët e një besimi të ri, që vinte rishtas. Në këtë dritë gjykimi kujdesi i njerëzve për vendet e kultit merrte trajtën edhe të një respekti dhe amaneti të trashëgimisë së të parëve.
“Kalorësit që më shoqëronin më habitnin gjithnjë kur kujdeseshin për vendet e shenjta dhe për faltoret e çdo feje dhe kur tregonin të njëjtin përgjërim për të tërë njerëzit e shenjtë katolikë, ortodoksë, myslimanë, sunitë ose bektashi.
Dhe, nën këtë vernik fetar aq të ndryshëm përmblidheshin të tëra besimet e lashta: besimet për zjarrin, për ujin ose për malet, frika e vetvetishme nga shpellat ose nga pyjet ku banonin orët dashakeqe ose shtrigat. Shumë nga vendet ku sot gjenden faltore krishtere ose teqe, - vijon më tej profesori francez Bourcart, - janë vende të shenjta, shumë më të vjetra. Hulumtimi i kujdesshëm i zakoneve të dasmës, si dhe i shprehjeve proverbiale, kuptimi i të cilave sot ka humbur, do të na japë patjetër njohuri për fenë, për besimin e lashtë dhe të përbashkët për tërë shqiptarët, që ka qenë ndoshta e përbashkët edhe për trakët dhe ilirët”. (Libri i cituar, faqe 148)
Ka pasur shumë doke që i afronin myslimanët dhe të krishterët shqiptarë. Mund të evidentohen martesat mes myslimanësh dhe të krishterësh. Përshëndetjet e vjetra arabe, që u sollën prej turqve, përdoreshin pa dallim edhe nga myslimanët, edhe nga krishterët. Në malësi gjeje katolikë me emra myslimanë, ndërsa gjendeshin në jug të Shqipërisë myslimanë me emra të krishterë, ose ka pasur kombinime të tilla kur, emri të ishte i një feje dhe emri i familjes, myslimanë dhe anasjelltas.
Dy zakonet më të përhapura, që shprehin kohezionin e që kapërcenin dallimet fetare kanë qenë ajo e vëllamërisë, me anë të gjakut, ose e probatinit (serbisht pobratim), sepse ky zakon njihet edhe te popuj të tjerë dhe, mbështetur në shtrirjen gjeografike dhe kohën duket se është një zakon parailir. Ceremonia, me anë të së cilës bëheshe vëllamë me një shqiptar zhvillohej duke shkëmbyer e duke pirë një pikë gjaku nga njëri-tjetri. Ky zakon, megjithëse luftohej rreptë nga kisha katolike, ishte një lloj pengese për gjakmarrjen.
Një dok tjetër mjaft interesant, tipik shqiptar, ishte doku i kumbarisë, pra i prerjes së një tufe flokësh të fëmijës më të vogël të shtëpisë, të porsalindur. Kjo bëhej nga një mik, i cili prej këtij momenti njihej si vëlla dhe quhej kumbar.
“Për shqiptarin kumbari është më tepër se një pjesëtar i familjes së tij. Një katolik, që është kumbar i një shqiptari mysliman, mund të futej i vetëm në dhomën e grave të këtij të fundit”, (Po aty, faqe 148, Poucart).
Përtej këtyre shembujve dhe argumenteve është me interes ta shohim religjionin në anatominë e tij sociale dhe raportet me antropologjinë. E gjithë kjo, e rakorduar me dy elementet më të gjindshme, humanizmin dhe autoritarizmin, që janë prezentë në të gjitha besimet fetare dhe në të gjitha epokat teologjike, plurale dhe unitare.
Mekanizmi që përcakton raportin besimtar konfesion është mjaft kompleks. Ai gjen shkaqe dhe shtytje jo vetëm te teologjia apo besimi individual.
Sonda historike në ndërgjegjen dhe botëkuptimin fetar tregon se “idoladhurimi pagan” ka qenë i mirëfilltë, i drejtpërdrejtë dhe ka shprehur raportin me natyrën e të mirat që ajo afronte për jetën.
Ndaj, po t’i shohësh kultet e para, si edhe kemi pasur rast të nënvizojmë, kanë qenë për diellin, ujin, ajrin, tokën, zjarrin. Për më tepër, edhe në fetë monoteiste këto objekte natyrore idealizohen në simbole engjëllorë dhe gjithëfuqi të rëndësishme.
Edhe te myslimanizmi, që është i fundit në radhën e krijimit të feve, engjëjt operojnë me simbolet materiale të ujit, zjarrit, tokës dhe ajrit.
Në paganizëm u krijua hap pas hapi idolizimi i marrëdhënieve njerëzore, deri edhe i ndjenjave që prodhohen përgjatë përjetimit njerëzor. Me kalimin në monoteizëm idoladhurimi u modifikua, duke humbur karakterin e drejtpërsëdrejti natyral dhe u sofistikua duke krijuar një raport tjetër.
Absolutizimi i fuqisë së autoritetit të imagjinuar brenda ndërgjegjes solli raportin besim-nënshtrimi ndaj mbifuqisë.
“Mëkatimi i vërtetë i njeriut është tjetërsimi i tij nga vetvetja, nënshtrimi ndaj ndonjë force, heqja dorë nga vetvetja, qoftë edhe nën pamjen e përuljes ndaj Zotit”. (Erich Fromm, “Psikanaliza dhe feja”, faqe 53, botimi shqip).
Brenda individit Zoti ishte fjalë, në kuptimin dhe vlerësimin më demokratik të këtij koncepti, si dhe ide në një grupim më të vogël njerëzish, të cilët kanë dhe operojnë me një nivel më të lartë kulturor që i lejon të arsyetojnë. Ai ka qenë kurdoherë kryefjala e sistemeve konceptuare të antropologjisë ndaj botës që na rrethon, si dhe kryeenergji transformuese përballë pafuqisë sonë.
“Mungesa e besimit apo dashurisë ka pasur rrjedhoja fatale për zhvillimin e fesë. Ajo ka shpënë në një formë të re të idoladhurimit, duke nxjerrë një shembëlltyrë të perëndive, jo nga guri apo nga pema, por nga fjalët dhe njerëzit i falen kësaj shenjtërie si idol”, (Erich Fromm, “Psikanaliza dhe feja”, botimi shqip, faqe 107).
Te shqiptarët, për arsye të shkaqeve historike të argumentuara që nga izolimi deri te kriptoreligjionizmi, nuk është për t’u habitur që edhe sot mund të takohen idoladhurime të pastra të natyrës dhe pjesëve të saj, ashtu edhe përzierje kaotike të kësaj trajte gati naive që shpreh nënshtrimin absolut, me teza kodike të monoteizmit, që rrjedhin nga fjalët dhe tezat gati aksiomatike për perëndinë. Raportet idoladhuruse gjithsesi nuk mund të sigurojnë brenda vetëdijes individuale apo ndërgjegjes besimtare të grupit një izolim absolut nga, fjala vjen, interpretimi shkencor i gjithësisë, me të cilën individi hyn në raporte dhe përpiqet të orientohet.
Operohet me një mekanizëm të dyfishtë që Fromm e quan “koncepti shkencor-magjik”. Shkencor ai është sepse shërben për njohjen e natyrës, e cila duke pasur cikle të jetës së gjallë të përsëritur aftëson me eksperiencë edhe njeriun e paedukuar shkencërisht. Intuitivisht njohja krijohet si përvojë jetësore ( kjo ishte një nga traditat më të vyera njohëse të pellazgëve).
Pjesa magjike shërben për të qetësuar emocionin njerëzor përballë tronditjes që shkakton interpretimi i pjesës së panjohur në mënyrë shkencore. Vetëm ajo ta jep lirinë si shkëputje nga pushteti i emocioneve në ndeshjen me të panjohurën. Fetë monoteiste përkojnë me sistemet teokratike dhe tërë mekanizmat që i bashkëshoqërojnë ato si marrëdhënie.
Por, në planin individit, e realitet antropofetar, ndodhi “largimi nga vetja”, sepse filloi të vepronte një mekanizëm tjetër, tregu, i cili përcaktonte vlerat, ku edhe filluan të realizoheshin interesat. Në kohën e perandorive teokratike, individi imperial u përfshi në një mekanizëm tepër të ndërlikuar. Tregu ishte ushtria. Marrëdhëniet ishin luftërat dhe betejat. Interesat ishin karriera dhe ngritja në detyrë. Përfitimi ishte uzurpimi i pushtetit dhe përfitimet që rrjedhin prej tij, në të gjitha shkallët hierarkike. Këtu ka filluar përçudnimi i individit dhe jetërsimi i tij.
Fati i tij, i mbështjellë edhe me mantelin fetar, është jashtë individit dhe vinte si rrjedhojë apo pjesë operatore e një tregu shumë të egër.
“Orientimi i tregut e privon njeriun nga individualiteti: ai bëhet i tjetërsuar nga vetja. Ndjenjat që e orientojnë janë pazotësia dhe pasiguria”. (po aty, Fromm, faqe 96).
Nëse në ditët e sotme “orientimi nga tregu” e largon njeriun nga feja, në shtetet teokratike ky orientim e afronte me fenë, shpesh me shtrëngimin dërrmues që e dëmtonte rëndë humanizmin dhe lirinë, duke ngritur idolkultin e autoritetit dhe autoritarizmit.
Në tregun teokratik ai duhet ta pranonte fenë që sundonte, duke udhëhequr politikën e kohës, e cila e kontrollonte tregun përmes komandimit me forcë të tij. Ndaj, konvertimi i besimit fetar ishte pasojë e orientimit nga tregu për mbijetesë, sukses dhe karrierë.
Ndërsa, në marrëdhëniet në treg ndodhte largimi nga feja ekzistuese dhe marrja formalisht e fesë së pushtuesit apo, si të thuash, asaj që kishte autoritetin në treg, fenë e pushtetit.
Në aspektin psiko-analitik ndodhte dyzimi fetar që shfaqej ose në formën e kriptoreligjionizmit, ose në formën e ruajtjes së praktikës fetare të mëparshme në marrëdhëniet jashtë tregut, pra në ambientet jashtë kontrollit të autoriteteve të shtetit teokratik.
Kjo simbiozë bizare mbartte në psikikën e njeriut lirinë e fshehur, ku sigurohej identiteti tradicional dhe marrëdhëniet bartnin humanizëm të shprehur pa pengesa nga njëra anë.
Ndërsa, në aspektin e dukshëm të marrëdhënieve në treg ndodhte shpërfaqja e një shërbimi me zellin e të qenit i imponuar, i nënshtruar, pa liri dhe nën peshën e autoritarizmit.
Ky dyzim botëkuptimor dhe bashkëjetesë filozofish në shekuj e ka sjellë deri në ditët tona psiko-antroplogjinë shqiptare, sa liberale në dukje për të pranuar ndryshimin e shpërfaqur në tregun e ri dhe po aq skeptike, sektare dhe konservatore herë-herë në pranimin e praktikave të reja, përtej dukurive që vijnë nga filozofia e vjetër e “status quo” dhe tradicionalizmit.
Po të shohësh me vëmendje, edhe sot antropologjia vepron me të njëjtën psikologji. Formalisht është dakord me ndryshimin, pranon reformizëm europianizues dhe gjen moral shtytës që të përqafojë bashkëkohoren. Legjislacioni hartohet adekuat, si në vendet e zhvilluara evropiane; dhe njëkohësisht, përtej një makijazhi të tillë ngjyrues qëndron stoik aksioni i ngadaltë, veprimi i avashtë, motivimi i pritshmërisë, me derivate të përditshme, si ai i të qenit i vetëpenguar, për arsye të mungesës së vullnetit individual apo kolektiv komunitar.
Ndryshimi substancial është sfidë ndaj tradicionalizmit rutinier, ai ka kosto morale, kosto interesash dhe lyp mendësi të reja. Thellë-thellë ajo është e lidhur me karakterin njerëzor, i cili në themel është emocional si përjetim dhe intuitiv si dije nga jeta dhe praktika.
Çfarëdo ideje e re do të mund të fitonte pushtet te njeriu, kur ajo do të hidhte rrënjë në strukturën e karakterit të tij, që nuk mund të ndërtohet dhe funksionojë pa ndjenjat.
Ja përse takimi i parë me të është emocional dhe jo teorik.
“Asnjë ide nuk mund të jetë më e fuqishme se sa baza e saj emocionale”. (Fromm, po aty, faqe 60). Të gjitha këto janë sfida të kulturës, e cila nga natyra nuk mund kurrsesi të identifikohet me përshtatjen ose bashkëshoqërimin formal. E panjohura shkencërisht dhe të vërtetat intuitive apo emocionet, si dhe ndjenjat udhërrëfyese gjejnë ekuilibër te kultet që marrin të strehojnë sovranitet bazik të jetës. Dyzimi mental shpesh ndodh që të jetë në formën e racionales së suksesshme dhe paranojës psikike që lidhet me rrethanat.
Paranoja është më shumë e afruar me ideologjitë, ndaj kur një formë e tillë e totalitarizmit shpirtëror bëhet mbisundues në ndërgjegjen e individit, ai nuk rron dot pa të, shndërrohet në dishepull dhe dëshmor oral i saj. Ai nuk mund të rrijë pa u regjistruar te ky autoritet, sepse e sheh veten të pambrojtur, larg suksesit. “Përkatësia në këtë apo atë fe, si dhe respektimi i ritualeve të saj shihen nga shumë njerëz si një prej kushteve të domosdoshme të suksesit”. (Fromm, po aty, faqe 94). Porse tregu ka qenë, është dhe do të mbetet, tregu i interesave dhe jo i personaliteteve, ndaj rreshtimet kolektive janë ngushëlluese për individin e rëndomtë, qoftë edhe kur ky akt është i pakuptimtë apo pa motiv të artikuluar thellësisht.
Është shumë e rrallë mundësia kur aftësitë mjeshtërore dhe ndershmëria përputhen te suksesi. Formula e suksesit shprehet me fjalët “aftësia për të shitur veten”, “zotësi për të dhënë veten” si proces energjitizmi tregtues, si ambicie për ta kapërcyer gjendjen, si gjallëri për të ndryshuar, si agresivitet për të shkuar më larg se pragu real, të cilat vihen njëlloj si çmimet në mallrat, në paketimin personal që individi i bën vetes për të qenë i suksesshëm në treg.
E, nëse tregu nuk ka moral dhe skrupuj, atëherë duhet pranuar që biznes bën jo vetëm ai që të afron futjen në treg, por edhe ai që pranon të tregtohet. Mosbesimi është i dyanshëm dhe përbetimi për sinqeritet rezulton hipokrizi e të gjitha palëve. Kur individi u fut në tregun e konvertimit religjioz, i imponuar me detyrimin për ekzistencë, raportet nuk mbeten më vetëm të besimit. Raporti i njeriut me fenë fillimisht ka qenë raport i njeriut me veten e tij. Idoli mitik ishte horizont njohjeje, nivel dije, pushtet mbi natyrën dhe veten. Kur feja u lidh me politikën, ajo e largoi njeriun nga vetja dhe e hodhi në mekanizmat e tregut. Mbijetesa, si qëllim primar, është suksesi aksiomatik i ekzistencializmit nga këndgjykimi i materialitetit pozitivist.
Nëse kriteret e suksesit disiplinohen në treg me raportin kërkesë-ofertë, atëherë loja nuk është mekanizëm i plotkontrolluar nga individi. Përshtatja, konvertimi, lëvizja gjeografike e vetë tregut vihen në shërbim të autoriteteve absolute, që e kontrollojnë atë.
Perandoritë autokratike e teokratike simbolizojnë si autoritarizmin material institucional edhe autoritetin fetar mbi gjithçka, si pushtet mbi pushtetin, nga ku buron harta e rrugës dhe e ekzistencës. Kuptimi i të qenit nuk mund të dalë jashtë këtyre dy autoriteteve.
Ndaj, “qëndrimi i njeriut ndaj vetes pashmangësish përcaktohet nga këto kritere të suksesit. Ndjenja e tij e dinjitetit personal bazohet jo në vlerësimin e aftësive të tij dhe përdorimin e tyre në një shoqëri të caktuar. Ajo varet nga sa ai përdoret prej kërkesës në treg apo nga mendimi i të tjerëve rreth joshjes së tij”. (Fromm, po aty, faqe 95).
Thënia e Sokratit se “habia është fillimi i çfarëdolloj urtësie” është e drejtë edhe për përjetimet fetare. Aq më tepër, kur një fe e sjellë rishtazi ka edhe autoritetin e pushtetit politik, me të cilin është e njësuar, si dhe ndodh në sistemet teokratike.
Kjo është arsyeja që antropologjia shqiptare është habitur urtësisht nga përqafimi dhe ndërrimi i fesë në historinë e saj. Si urtësi utilitare ajo i ka shërbyer jetës dhe humanizmit aplikativ.
Si nënshtrim ndryshimi ai ka qenë mekanizmi autoritarist që dëmtonte psikikën antropologjike.
Konvertimi i imponuar nga kushti i mbijetesës, dyzimi shpeshherë virtual, që siguronte mbijetesën shpirtërore si posedim i vetes, praktikimi i fshehtë i ritit të vjetër sollën një raport tjetër me shumë rëndësi në vetëdijen e individit: atë mes humanizmit dhe autoritarizmit.
Raportet mes së vërtetës, dashurisë, lirisë, vetëpërgjegjësisë u konceptuan nga mbishtresëzimi religjioz, bashkë me gjithë detyrimet që rridhnin prej tyre. Zëri i ndërgjegjes nuk e kishte fatin të dëgjohej. Një fe e re ndryshonte jo dashurinë për objektin, mbi të cilin binte dashuria, por ndryshonte adhurimin, si arsye dhe korrigjim, duke e zëvendësuar me bindjen pa kundërshtim dhe nënshtrimin në emër të urdhrit suprem. Kjo ndodhi kur antropologjia shqiptare u konvertua myslimane. Ky ka qenë edhe një deformim psikoanalitik i shpirtit, që krijoi modulin e largimit nga parimet themelore ekzistenciale të trashëguara. Është për këtë arsye që autoritarizmi, tashmë me bekim hyjnor, i zinte vendin humanizmit. Kultet e imponuara zhvendosnin kultet e adhuruara.
Përkatësia në këtë apo atë fe dhe respektimi i ritualeve të saj është parë gjatë historisë njerëzore nga shumë njerëz, si një nga kushtet e domosdoshme të suksesit.
Goditet kështu rëndë dashuria dhe marrëdhëniet e saj themelore, si miratimi dhe respekti. Këto janë rrjedhojat e një shndërrimi fondamental, të tilla që ndryshuan rrjedhat historike.
Realiteti njerëzor, që qëndron pas konceptit të dashurisë njerëzore për perëndinë, në fenë humaniste është “Aftësia e njeriut për të dashur në mënyrë frutdhënëse, për të dashur pa babëzi, pa nënshtrim dhe sundim, për të dashur me tërë plotësinë e personalitetit të vet. Ashtu si dhe dashuria e Zotit është simbol i dashurisë nga vetëdija e forcës së vet dhe jo i dobësisë.”
Pra, nëse mungon miratimi, atëherë zë vend imponimi. Dashuria zëvendësohet me dashurinë e imponuar. Nëse mungon respekti, zë vend nënshtrimi, klima psikologjike dhe morale e autoritarizmit shndërrohet në mbisunduese. Në këtë sistem të deformuar ndryshon edhe raporti me moralin. Mëkati është sinteza e këtij ballafaqimi.
Fetë humaniste e shohin mëkatin, në radhë të parë, në lidhje me veten, dhe jo me Zotin. E vlerësojnë atë si një kërcënim i humbjes së vetvetes. Në fetë primitive mëkati zakonisht kuptohej si shkelje e tabusë dhe nuk kishte vlerë të madhe etike. Në fetë autoritare mëkati qëndronte, para së gjithash, në bindjen para organeve të pushtetit, që janë edhe autoritete fetare teokratike.
Shkelja e normave etike këtu ka rëndësi të dorës së dytë. Në fenë humaniste ndërgjegjja nuk është një zë i ndëranalizuar i pushtetit, por zëri i vetë njeriut, ruajtës së ndershmërisë së tij, e cila na kthen te vetvetja, kur para nesh lind kërcënimi i humbjes së vetvetes.
“Mëkati këtu është mëkat jo në lidhje me Zotin, por, para së gjithash, në lidhje me veten. Në fenë autoritare pranimi i rënies në mëkat është i tmerrshëm, përderisa mëkat do të thotë që të shohësh në kundërshtim me autoritet e fuqishme pushtetare, të cilët medoemos do ta ndëshkojnë mëkatarin”. (Fromm, po aty, faqe 83). Historikisht, antropologjia shqiptare e ka pësuar këtë ndëshkim ndaj themelit identifikues, kombësisë dhe kulturës kombëtare.
Sikurse e pamë më lart, fetë e pengonin shkrimin e gjuhës amtare dhe shkollimin me të si gjuhë e mëmës. Një aksion i tillë i edukimit kombëtar nuk u pengua të quhej edhe mëkat e blasfemi.
Fetë rrezikohen nga autoriteti që prodhojnë organizatat apo institucione që marrin përsipër përfaqësimin e saj. Sendërtimi i pushtetit të fesë apo providencës përmes organizatave fetare shkon përtej këtij misioni, duke arritur në kultin e identifikimit ose konsiderimit të tyre në rolin e misionarit shpjegues, që kërkon detyrimisht dorëzimin e sovraniteteve të një besimtari. Ky i fundit do të duhet të ndjejë, të besojë e të shprehet brenda kodikëve që ofron organizata, e cila hyjnoren e ka të përzier me tokësoren, të përditshmen, ekonomiken, jetësoren dhe imponuesin përmes ambientit mbytës. Organizatat fetare krijojnë me qëllim një moral kolektiv, që gjykon jashtë raporteve me perëndinë, por në interes gjoja të perëndisë. Deformimi bëhet fillimisht në teologjinë e mirëfilltë, ku leximi dhe interpretimi i drejtpërdrejt ndërpritet, duke ia lënë vendin leximit të deleguar, që vjen në ndërgjegjen e thjeshtë si urdhër që nuk pranon arsyetim dhe kuptim të vetëdijshëm. Megaloideja ose nacertania, të dy projektet nacional-shoviniste të shekullit XIX, i pari grek e i dyti serb, që kërkonin rirreshtim gjeografik të territoreve dhe popullsisë sipas besimit fetar, të rivendosura në hartën gjeografike të kufijve të Bizantit, operonin duke iu drejtuar ndërgjegjes fetare të mbështetëseve nga njëra anë dhe manipulimit të vetëdijes religjioze të kundërshtarëve, konkretisht popullsisë shqiptare, nga ana tjetër.
Kjo e fundit, përkundrazi, vendoste fillimisht nacionalitetin si identifikues, ndërsa problemet religjioze i shihte si raporte individuale në shpjegimin e botës dhe rregullimin moral të marrëdhënieve njerëzore me ndihmën e perëndisë.
Ky lloj mistifikimi i fesë nga vetë organizatat fetare, të cilat mëkatojnë që në krye, sepse kanë karakter kolektiv, ideologjizues e propagandistik kolektiv, e largon individin besimtar nga njohja, vetëdija dhe etika personale. Zymtësia, imponimi dhe mënjanimi nga liria janë gjendja e krijuar në rastet kur autoriteti i respektuar zëvendësohet nga autoriteti që të imponon ta respektosh. “Organizatat fetare dhe njerëzit që e përbëjnë atë zëvendësojnë në një farë shkalle familjen, fisin dhe shtetin. Ato e vënë njeriun në skllavëri, në vend që ta lënë atë të lirë. Njerëzit i përkulen tashmë jo Zotit, por grupit, i cili pretendon që të flasë në emër të tij”. (Fromm, po aty, faqe 80-81). Buda në këtë optikë gjykimi kishte paralajmëruar prerazi:
“… Njeriu të çlirohet nga të gjitha prangat gjinore dhe miqësore me qëllim që të gjejë vetveten dhe të përfitojë forcën e vërtetë”.
Edhe në besimin e krishterë, Kopshti i Edenit, ku u shfaq për herë të parë mosbindja e njeriut, shënoi fillimin e lirisë. Fetishizimi i fesë dhe njësimi i saj si besim kolektiv nulitetesh prej organizatave fetare e shpërfaq ligsht veten te nacionalizmi dhe racizmi, të cilët janë shprehje të plota të paaftësisë së njeriut për të kuptuar veten dhe të tjerët, si njerëz të lirë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)