E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mozaiku i Tiranës, teknologjia zëvendëson Ciceronin

Të gjithë ata që do të vizitojnë mozaikun e Tiranës, do të mund të marrin informacion mbi historinë e tij nëpërmjet teknologjisë dhe jo më nëpërmjet Cicëronit.

E gjithë procedura është e lidhur ngushtë me aparate celularë që arrijnë të shkarkojnë falas përmes internetit aplikimin QR-Reader. Mjafton një skanim me telefon mbi barkodin që do të mbajë monumenti, dhe automatikisht përmes internetit del e gjithë historia e sitit ku vizitori ndodhet.
 

Për drejtorin e drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës, Arbër Kadia, teknologjia, do të jetë më efikase, jashtë Tiranës, ku nuk ka guida të organizuar. Gjithashtu efikase kjo do të jetë edhe në kursimin e shpenzimeve të përvitshme për fletëpalosje apo botime të tjera për informacion.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›