E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salami:Ndëshkim vendeve të cilat i shpallin luftë Iranit

Zyrtarë të lartë iranianë thanë sot se do ta ndëshkojnë çdo vend i cili do t`i shpallë luftë Iranit.

Agjencia gjysëm zyrtare Fars raportoi se komandanti i Gardës Revolucionare, Hosein Salami, ka thënë se “çdo vend i cili do të përgatisë ofensivë kundër Republikës Islamike të Iranit, do të merret në shënjestër”.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk e kanë përjashtuar sulmin ushtarak kundër Iranit, nëse diplomacia dështon të zgjidhë mospajtimin lidhur me programin bërthamor iranian.

Irani thotë se programi i tij atomik është krejtësisht për qëllime paqësore, e jo për zhvillimin e armatimit bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›