E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri shëtitës e nis premierën e parë në Fier

Teatri shëtitës e nis rrugëtimin e tij në qytetin e Fierit, në muajn mars me shfaqen "Jo vetëm të shtrirë, bëj diçka". Në skenë e teatrit Bylis do të vijnë për artëdashësit fierkë, dy ikonat e teatrit të këtij qyteti Luftar Paja, i cili interpreton rolin e inspektorit Ruf dhe Arqile Lipen, që do të sjellë rolin e Willfred Postdo.

Interpertimi i tyre do të gërshetohen më aktorë e rinj në komedinë e shkruar nga Michael Pertwee. Për regjizorin Kiço Londo, tema e shfaqes është sa aktuale dhe universal.

Në të njëjtën kohë ka nisur puna për shfaqjen për fëmijë "Zërat e detit", shkruar nga Milena Selimi, do të ketë premierën e parë në qytetin e Pukës, në datën 14 shkurt.
 

Teatri shëtitës i pari i këtij lloi në Shqipëri, pas Fierit dhe qytetetit të Pukës ai do të vazhdojë rrugëtimin e tij edhe në Vlorë, Sarandë, Tropojë, Korçë etj.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›