Dinjiteti i postit eshte i paprekshem

Nente paraardhesit e presidentit aktual Christian Wulff kane pasur pervoja te ndryshme me dinjitetin e postit. Pjesa me e madhe nuk e kane pasur te veshtire te qendrojne jashte politikes aktuale. Ne postin e presidentit s kane vend vanitetet personale dhe lojerat politike. Kjo e dallon ate nga te gjitha postet e tjera te larta politike ne vend. Ne nje interviste per DW-WORLD.DE politiologu nga Konstanca Wolfgang Seibel konstaton se dinjiteti ka te beje me respektin qe permban posti dhe funksioni i tij. Per me teper kjo eshte nje detyre per te mbrojtur normat dhe institucionet kushtetuese. Kete ndryshim nga nje politike reale ne nje politike me simbolike nuk ka mundur ta realizoje ish-kryeministri i Saksonise se Poshtme. Nga paraardhesit e tij ai ka mundur te mesoje shume.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti Christian Wulff duke u prononcuar mbi aferen e kredise ne interviste per kanalet televizive ARD dhe ZDF
Afera projekti i ndertimit
Presidenti i pare Theodor Heuss 1949-1959 kishte votuar ne vitin 1933 si deputet liberal ne Reichtstag per ligjin per fuqizimin e partise naziste me ane te te cilit u cimentua sundimi i vetem i Partise Nacioanalsocialiste NSDAP. Atij iu desh ti perkulej disiplines se partise edhe pse donte ta kundeshtonte. Por gjermanet shikonin tek ai me shume babain i cili se bashku me gjyshin Konrad Adenauer-in mundi ti nxirrte ata nga e kaluara e erret e diktatures naziste. Heuss i fliste ndergjegjes se gjermaneve u jepte orientim atyre qe kerkonin rrugen dhe i dha dinjitetit te postit nje karakter edhe pse ai vete ishte mjaft popullor.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Theodor Heuss presidenti i pare i RDGJ-se nga viti 1949 deri ne 1959
Tek pasardhesi i tij Heinrich Lbke 1959-1969 qe ne fillim te mandatit te tij te dyte vihej re se nje kalcifikim progresiv i arterieve te trurit i shkaktonte veshtiresi te medha. eshtja e nenshkrimit te tij ne nje projekt arkitektonik te nje kampi perqendrimi jashte vendit beri ne vitet 40-te buje te madhe. Per shkak te problemeve gjithnje e me te medha ne gjetjen e fjaleve ai i dha fundit mandatit te tij te dyte pak para perfundimit. Daljet e tij ne publik permbanin ne vetvete rrezikun se ai mund ta demtonte postin.
Me kenge dhe alpinizem
Ai u pasua nga Gustav Heinemann 1969-1974 i pari socialdemokrat. Ai dhe nje nga pasardhesit te tij Richard von Weizscker 1984-1994 konsideroheshin si autoritete morale. Ajo qe thonin degjohej dhe konsiderohej si udherrefyese. Po aq pozitive ishte edhe jehona qe zgjuan Roman Herzog 1994-1999 dhe Horst Koehler 2004-2010. Te dy jane konsideruar si te pavarur nga politika partiake.
Krejt ndryshe vleresohen Walter Scheel 1974-1979 dhe Karl Carstens 1979-1984. Njeri sepse me kengen Lart ne makinen e verdhe ai doli jo vetem si kengetar ne televizion por zuri edhe vendet e para ne hitparade. Carstens qe e donte shume alpinizmin beri emer kryesisht me faktin se i shetiste ne kembe te gjitha landet gjermane. Dinjiteti dhe morali tek te dy keto presidente nuk u permend kurre.
Sindroma e paprekshmerise se Wulff-it
Konsulentja politike Gertrud Hhler e vleresoi presidentin aktual Wulff ne kanalin e dyte televiziv ZDF 30.01.2012 me sindromen e paprekshmerise. Ai e ka pervetesuar postin si prene e tij duke abuzuar me te sepse ai ndihet i paprekshem. Ai asnjehere nuk duhet te harroje se si ka ardhur ne detyre. Vetem nje lufte e forte prapa skenes arriti ti siguroje atij shumicen kunder nje kandidati shume te njohur Joachim Gauck. Kete konstelacion nuk e harron as populli e as Wulff-i vete i cili e ka mbivleresuar ardhjen ne kete post. Ai ne vetvete e dinte kjo nuk me takon.
Fundin e perkohshem te historise se aferave ne pallatin Bellevue ne Berlin e shkroi Johannes Rau 1999-2004. Atij iu deshmua nje afere fluturimi nga koha e tij si kryeminister i landit te Renanise Veriore-Vestfalise. Banka e landit WestLB u kishte paguar atij dhe politikaneve te tjere fluturimet private. Por Rau tregon se si veprohet me dinjitet me postin e presidentit. Ai doli ne publik dhe beri ate per te cilen Gertrud Hhler keshillon edhe Christian Wulff-in Ai i pranoi gabimet e tij u pendua dhe i kerkoi falje popullit. Qe nga ai moment ate e lane te qete.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fotomontazh ish-presidentet federale Richard von Weizscker 1984 bis 1994 Roman Herzog 1994-1999 Horst Koehler 2004 - 2010 Walter Scheel 1974 - 1979
Dinjiteti i postit
Afera e Christian Wulff-it do te kishte mbetur ne nje nivel shume me te ulet sikur ai te kishte bere qe nga fillimi pune profesionale me publikun. Per politologun Wolfgang Seibel ceshtja u kthye ne skandal nga reagimi i tij ndaj publikimeve. Ndoshta Christian Wulff nuk eshte ne gjendje per nje reagim te tille sepse ai nuk e ka bere ende kalimin nga nje kryeminister rajonal ne nje instance morale kombetare.
Dinjiteti i postit dhe kerkesat e larta qe lidhen me postin e presidentit vijne sipas mendimit te Seibels nga fakti qe ai duhet te jete shembull per normat elementare te shtetit demokratik. Kushdo qe shkel keto standarde ka shkelur dinjitetin e postit. Ndoshta Christian Wulff nuk e ka kuptuar akoma rendesine e postit te tij. Sepse ai si nje politikan profesionist eshte formuar ndryshe. Per te marreveshjet bisedat pas kuintave dhe klikat partiake jane pjese e jetes normale te perditshme. Por pikerisht kjo nuk duhet te ndodhe ne pallatin Bellevue. Per Gertrud Hhler per kete arsye causa Wulff eshte e qarte. Ajo nuk beson se ceshtja sot ka shpetim.
Autor Matthias von Hellfeld / Angjelina Verbica
Redaktion V.Filaj-Ballvora