Videoskandali ndan gjykaten

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ndahet në dy qendrime për çështjen e ish zëvendëskryeministrit nën akuzë, Ilir Meta.
Sikurse kishte këndvështrime të ndryshme për radhën e marrjes së provave, gjyqtarve të Kolegjit Penal u ka ndodhur e njëjta gjë edhe për caktimin e ekspertëve që do të verifikojnë videoskandalin Meta-Prifti.
Pasi Kolegji Penal ka zbardhur vendimin e ndërmjetëm për thirrjen e ekspertëve, Top Channel siguroi nga palët në rrugë jozyrtare, të dyja qendrimet e Kolegjit Penal, ku bie në sy, arsyetimi ndryshe i shumicës i relatorit të çështjes Ardian Dvorani, që sërish është kundër pjesës tjetër gjykuese.
Duke kontestuar thirrjen e ekspertëve shqiptarë, Dvorani argumenton në këtë vendim se gjykata duhet të mbante parasysh që në rastet e ngjarjeve të profilit të lartë, atyre me komplekse, të rënda, të jashtëzakonshme apo të vështira është kërkuar nga të gjithë ekspertimi me anë të ekspertëve të huaj.
“Kjo praktikë e konsoliduar - vijon gjyqtari Dvorani, - jo vetëm është e bazuar në ligj, por ka patur si efekt garantimin e besimit të palëve në gjykim dhe opinionit në tërësi, për drejtësinë dhe normalitetin e hetimit dhe gjykimit të çështjes”.
“Për vetë natyrën e çështjes, personalitetin e spikatur të të pandehurit Ilir Meta si politikan dhe shtetar – shprehet më tej gjyqtari – por edhe të shtetarit Dritan Prifti si politikan e shtetar e që ka regjistruar bisedën, për vetë stadin aktual historik të zhvillimit të institucioneve, kam bindjen që grupi i ekspertëve duhej të përzgjidhej ndërmjet ekspertëve me përvojë pranë enteve zyrtare e policive shkencore të një vendi perëndimor”.
Më tej relatori i çështjes, Ardian Dvorani shpjegon se, “edhe nëse ekspertët do të zgjidheshin në vend, siç edhe u përzgjidhën në fakt, zgjedhja duhej të bëhej mes atyre personave që ushtrojnë profesionin jashtë institucioneve publike apo ndikimit real e potencial mbi ta”.
“Përndryshe, - thotë Dvorani, - nuk do vërehej dallimi mes këtyre personave dhe atyre që kanë cilësitë e ekspertit dhe ushtrojnë detyrën pranë policisë sonë shkencore”.
Por me gjithë këtë vendim të argumentuar të relatorit Ardian Dvorani, i cili ka mbetur në pakicë dhe i vetëm në vendimin e ndërmjetëm katërshja tjetër e kolegjit duket se vendosi për fatin e ekspertimit që kësaj radhe nuk do bëhet as në Amerikë e as në Angli sikurse radhën e parë.
Të premten, në 23 shtator, ekspertët Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani janë njerëzit që pasi do bëjnë betimin, do të analizojnë videoskandalin dhe do të thonë fjalën e tyre, fjalë prej të cilave varet në fije të perit ky proçes gjyqësor.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Mbetet në burg Gazmend Sallaku
Pasi i përfundoi afati i 30 ditëve burg, gjykata e le edhe 20 ditë të tjera në qeli ish-drejtorin e stadiumit kombëtar Gazmend Sallakun, nën akuzë për rryshfet.
Grabitësit e kazinosë, jepet masa e arrestit
Grupi i të rinjve të akuzuar për disa grabitje në kryeqytet doli para gjykatës për t'u njohur me akuzat ndaj tyre,sikurse pretendon Prokuroria, pa kaluar shume dite nga aksioni i njesisë operacionale policore që u mbyll me gjashtë të arrestuar dhe ku dy prej të dyshuarve së bashku me një oficer civil të policisë mbetën të plagosur. Londër, dënohet vrasësi shqiptar
Vrasjet e kryera nga shqiptari me origjinë nga Kosova, Hajdar Kasumaj kanë ndodhur në datën 8 dhe 9 korrik të vitit te kaluar, kur biznesmeni Nezir Golaj, u vra afër rrugës Hendon Ëay në veri-perëndim të Londrës. Korcë, dhunohet në banesë 22-vjecarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korcës, ku një vjazë 22-vjecare është dhunuar brenda banesës së saj. Vlorë, protestë kundër krimit
Qytetarët e Vlorës janë mbledhur në një tubim paqësor për të dënuar njëzëri vrasjen mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Lajmet kryesore
Zbulohet drafti i socialistëve
Ja katër propozimet për reformën parlamentare
Përkeqësohen financat, bien investimet
Jarinjë, serbët bllokojnë kufirin me beton
Javës tjetër ulje temperaturash me 10 gradë
Ndalohet tubimi i ultranacionalistëve serbë