Mr. 20-shi per te rritur me 100 milione fitimin e kontrates lartesoi nga 9 deri ne 35 kate pallatet te Liqeni

Selia blu thote se me raportimin ne prokurori te biznesmenit Arjan Tartari marrin fund dyshimet rreth korrupsionit te Edi Rames. Kryetari i Bashkise Tirane eshte bere aksioner me 20 ne kompanine Vizion Construction permes sekserit Tan Lepri i cili fale impaktit tek Edi Rama sic eshte konfirmuar ka siguruar lejen e ndertimit
Partia Demokratike ka deklaruar sot se me deshmine e fundit ne prokurorine e Tiranes te biznesmenit Arjan Tartari konfirmohet plotesisht veprimtaria e paligjshme e Edi Rames ne krye te bashkise se kryeqytetit. Deputeti i PD-se Eduard Halimi u shpreh gjate nje deklarate per shtyp se Edi Rama ve gjoba marramendese ndaj investitoreve me qellim shumefishimin e pasurise se tij si dhe fsheh pasurine permes sekserit Lepri. Dje ne Prokurorine e Tiranes u rikonfirmua per here te dyte se Edvin Kristaq Rama ose Mr. 20 nepermjet Lepurit partner eshte bere aksioner me 20 apo me 100 milion euro ne kompanine Vizion Contruction. Presidenti Vizion Contruction pohoi para prokuroreve te shtetit se partneri i Edvin Rames Dritan e Lepri duke kerkuar 20 ne emer te partnerit te tij ka marre persiper planin e ndertimit te territorit dhe lejet e ndertimit ne kete territor. Ne shkembim te planit te ndertimit dhe lejes se ndertimit Edvin Rama kreu i bllokmeneve te rinj ka kerkuar 20 te shumes se ketij apo 100 milion euro- tha deputeti demokrat. Halimi theksoi se per te rritur me 100 milione fitimin e kontrates se tij Edvin Rama ka lartesuar nga 9 ne 35 kate pallatet e kompanise Vizion Contruction. Keto dokumente jane vetem maja e ajsbergut te gjobave te vena nga Edvin Rama ne Tirane dhe ato jane vetem 1/3-a e gjobes ne territorin ne Digen e Liqenit- tha deputeti demokrat. Ai i beri thirrje Edi Rames te pranoje publikisht se ka rrembyer 20 te aksioneve dhe te heqe dore prej presioneve qe ushtron ndaj medias se lire per te fshehur 20-shat dhe gjobat 100 milioneshe. I bej thirrje Edvin Kristaq Rames te dale nga kutia e Leprit te mos fshihet prapa Leprit te tij te deklaroje te heqe dore nga 20 i aksioneve ne kompanine Vizion Contruction te mos ushtroje terror mbi mediat dhe institucionet per te fshehur parate e 35 kateve gjoben e tij 100 milioneshe- deklaroi me tej deputeti i Partise Demokratike Eduard Halimi.
...