Paralajmerimi KQZ Ne 1 tetor nisin procedurat per djegien e fleteve te votimit

Procedura per asgjesimin e fleteve te votimit do te nise brenda 1 tetorit. Jemi me vonese ne kete proces. Gjithcka eshte toleruar nga situata aktuale politike. Ky eshte konkluzioni i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve lidhur me neutralizimin e materialeve te caktuara zgjedhore te zgjedhjeve te pergjithshme te 2009-es. Kryetari i ketij institucioni Arben Ristani tha se KQZ eshte institucioni i ngarkuar per te respektuar kodin zgjedhor. Dhe pikerisht ne respekt te kodit pikes 6 te nenit 178 kryetari Ristani e mbeshtet qendrimin e tij.
Mendoj qe procesi duhet te nise brenda 1 tetorit- u shpreh Ristani.
Kete qendrim Ristani e shpreh vetem nje dite pasi KQZ hartoi nje projektvendim per hapjen e kutive te votimit dhe materialeve zgjedhore.
Projektvendimi parashikon duke u bazuar ne kod dhe djegien e fleteve te votimit. Diten e premte do ta kalojme ne KQZ projektvendimin i cili kalon me kater vota- tha ai.
Duke e cilesuar nje veprimtari teresisht te ligjshme te diktuar nga shpallja e dekretit te Presidentit te Republikes per daten e zgjedhjeve lokale te 2011-es Ristani tha se institucioni i drejtuar prej tij eshte i vonuar ne kete proces i toleruar nga situata politike ne vend.
Jemi me vonese ne kete proces. E kemi toleruar per shkak te situates politike. Dalja e dekretit ka vlere juridike vendos afate per KQZ-ne per zgjedhjet e ardhshme lokale kodi e ka te percaktuar kete gje- vuri ne dukje ai.
Projektvendimi i KQZ-se parashikon dhe nje buxhet te posacem qe i duhet ketij institucioni per hapjen e kutive te votimit qe shkon ne 3.1 milion leke. Kreu i KQZ-se sqaron se kutite duhet te pastrohen sa me pare dhe buxheti duhet ti paraqitet qeverise per miratim pa humbur kohe me qellim qe te mos kete vonesa per zgjedhjet vendore te 8 majit.