Mrekulli e Mesit Argjentinamposht Brazilin pas 5 vjetesh
KATAR- Lionel Mesi i ka dhene Argjentines fitoren e pare pas 5 vjetesh kunder Brazilit duke shenuar nje gol deciziv ne minutat shtese te miqesores se luajtur ne Katar. Derbi latin eshte fituar nga skuadra e Serxhio Batistes qe mund per here te pare Selecaon qe prej 8 qershorit te vitit 2005. Ne fakt ka qene nje ndeshje e barabarte mes dy superfuqive te futbollit amerikano-jugor por nje veprim prej gjeniu i Lionel Mesit ne fund i ka dhene triumfin Argjentines. Per Mano Menezes ishte humbja e pare ne stolin e 5 here kampioneve te botes ndersa atij i mungonte vetem Aleksandre Pato.
Ne krahun tjeter Batista vinte ne kete sfide pa futbolliste si Diego e Gabriel Milito Samuel Gago Tevez e Aguero. Per Brazilin ka qene ne fushe per here te pare prej prillit 2009 edhe Ronaldinjo qe ka luajtur ne krah te dyshes Neimar-Robinjo. Zaneti ishte i pari qe rrezikoi ne porten e Brazilit me nje goditje te minutes se 5-te qe u prit nga Viktor. Ne te 18-ten Dani Alvesh godet traversen ndersa pak minuta me pas Ronaldinjo provon me take. Njeriu me i rrezikshem gjithsesi ka qene Higuain qe ne minuten e 28-te ka shenuar edhe gol por qe u anulua per pozicion jashte loje. Ne pjesen e dyte per tu theksuar nje rast i Lavecit ne minuten e 11-te por qe ndalohet nga Viktor si edhe nje gjuajtje e Robinjos pas aksionit te Neimar. Ndeshja po shkonte drejt 0-0 por ne minuten e pare shtese Mesi ka penetruar ne mbrojtjen braziliane dhe ka mposhtur Viktor. Ne fund Leo shkembeu fanelen me Ronaldinjon ish-shokun e tij te Barcelona.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb