E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjithe e presin Kakan

Nga Express me 18 nentor 2010 ne ora 0849

Te gjithe ne Madrid flasin per Kakan. Dhe nga ai ka lajme te mira. Braziliani i cili mbetet jashte nga muaji gusht eshte duke punuar fort cdo dite per ta sanuar lendimin dhe per ta rikthyer formen e dikurshme.

Ish futbollisti i Milanit ishte operuar me 5 gusht pasi kishte probleme te vazhdueshme me meniskun e gjurit. Ne ate kohe parashihej se do te mungonte 3 muaj por me pas gjerat ishin shtyre deri ne Krishtlindje. Por sipas rezultateve te fundit mesfushori do te rikthehet ne fushe pas nje muaji e gjysme ne janar. 147Nuk kam ende ndonje date precize do te vazhdoj te punoj dhe mezi pres te kthehem148 ka thene Kaka.

Ish futbollistin me te mire ne bote e pret me padurim edhe trajneri portugez Jose Mourinho. 147Kaka do te jete blerja jone e madhe e janarit. Derisa te tjeret do te shkojne qe te kerkojne perforcime ne do ta perqafojme nje kampion148 ka thene trajneri i Realit.

Doktori i futbollistit Turibio Leite eshte optimist per nje rikthim te shpejte dhe te suksesshem te pacientit te tij.

147Kaka po punon mjaft mire ai eshte ne fazen finale te rikuperimit. Ai tash po e fuqizon balancen e muskujve ne menyre qe te jete futbollisti i njejte qe ishte ne vitin 2007. Ai do te jete perseri me i miri148 u shpreh mjeku i Kakas. Kaka u transferua ne Real Madrid ne veren e vitit 2009 per 64 milione euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›