Mrekullia Celtic

“Krenohem me këta futbollistë”, deklaroi Lennon. “Ata realizuan një mrekulli. Njerëzit qeshnin me mua kur në fillim thash se objektivi ynë ishte kualifikimi. Askush nuk na dha gjasa në grupin tonë, por ne u kualifikuam dhe atë me meritë. Mendoj se mund të vëreni edhe përparimin e futbollistëve për dallim nga viti i kaluar”, shtoi ai.
Celtic ishte në grup edhe me Benfican e Barcelonën. Gjiganti katalan kishte siguruar pozitën e parë në Grupin G para ndeshjeve të fundit të mërkurën, duke lënë Celticun në nevojë të arrijë rezultat më të mirë se Benfica për të siguruar kualifikimin. Gjiganti skocez fitoi 2-1 ndaj Spartakut, kurse Benfica luajti 0-0 me Barcelonën në Nou Camp.
“Ka rëndësi të madhe për mua. Është privilegj të udhëheq këtë skuadër, punë që nganjëherë nuk është aspak e lehtë. Por, kualifikimi tutje është arritje e mirë në bilancin tuaj”, përfundoi ai.