Maqedoni, parlamenti dënon genocidin në Srebrenicë
SHKUP- Maqedonia dënon genocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe në Bosnjë Hercegovinë, kanë vrarë 8 mijë burra e djem myslimanë në korrik të vitit 1995, në mizorinë më të madhe në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar dje deklaratën, me të cilën 11 korriku shpallet Ditë e përkujtimit për genocidin në Srebrencië.Kjo deklaratë u miratua pas deklaratës së ngjashme të Parlamentit Evropian në janar të vitit 2009, e cila e ka shpallur Ditën e përkujtimit dhe ka ftuar vendet evropiane ta mbështesin këtë deklaratë.Dokumenti në Parlamentin e Maqedonisë u mbështet nga 70 deputetë, ndërsa vetëm një deputet i Partisë së Serbëve në Maqedoni votoi kundër, raporton AFP.(europaelire/Balkanweb)