E Diel, 1 Nëntor 2026

Mrekullia në Kinë, fëmija 3 muajshnxirret i gjallë nga rrënojat e tërmetit

PEKIN- Në jugperëdim të Kinës, të paktën 207 familje vuajnë nga humbja e të afërmve të tyre të cilët gjetën vdekjen nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti 7 ballësh që goditi dje në mëngjes rajonin Sichuan.

Sipas medias shtetërore në Kinë mbi 11 mijë persona janë plagosur mes tyre 960 janë në gjëndje të rëndë. Situata është e dëshpëruar teksa forcat e ushtrisë po punojnë për të shpëtuar jetë njerëzish nga rrënojat.

Mes këtij tmerri, dy histori të vogla mrekullie lënë të hapur dritën e shpresës. 

Një fëmijë i vogël vetëm 3 muajsh është nxjerrë i gjallë nga gërmallat, ndërsa nëna e tij kishte mbetur e vdekur. Vajza kishte arritur ti mbijetojë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që një grua e cila kishte lindur foshnjën e saj dy orë para se të ndodhte tërmeti. Sipas People's Daily Online, vajza është quajtur Zhensheng, e cila në shqip do të thotë “E lindur ditën e tërmetit”.

(Foto: Femija i mbijetuar)

(Foto: Nena e mbijetuar nga termeti. Lindi dy ore para se te binte termeti)
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›