SHBA, priten akuza ndaj Dzhokar Carnajev
Prokurorët amerikanë po përgatisin akuzat kundër të dyshuarit për vendosjen e bombave në maratonën e Bostonit, Dzhokar Carnajev. Nëse ai do të akuzohet për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, mund të përballet me dënimin me vdekje.
I riu nga Çeçenia aktualisht ndodhet në spital, jo në gjendje për të folur për shkak të një plage në fyt.
19-vjeçari sipas zyrtarëve iu është përgjigjur shkurt me shkrim disa pyetjeve nga hetuesit lidhur me anëtarët e tjerë të mundshëm apo dhe bomba të tjera të pa shpërthyera.
Autoritetet thonë se 19-vjeçari kishte qëlluar veten në kohën kur agjentët e SWAT iu afruan varkës ku ai ishte fshehur.
Ndërkohë shefi i policisë së Bostonit Ed Davis tha se nëse Dzhokar Carnajev nuk do të ishte kapur dhe vëllai i tij nuk do të ishte vrarë, mund të ishin ndërmarrë sulme të tjera terroriste.
“Kemi arsye të besojmë, bazuar në provat e mbledhura nga skena e ngjarjes, nga materiali plasës dhe mjetet që përdorën, se ata kishin plane për sulme të tjera” thotë Davis.
Ai thotë se shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje, përfshirë motivin e sulmit. Disa ligjvënës republikanë kanë ngritur idenë e gjykimit të Tsarnaevit si luftëtar armik.