Xhorxho Napolitano betohet sot si president i Italisë
Xhorxho Napolitano do të bëjë sot pasdite betimin për mandatin e tij të dytë, si president i Italisë.
Napolitano tani ka një detyrë të vështirë atë të zgjidhjes së ngërçit politik për formimin e qverisë së re. Flitet se ai do të kërkojë një qeveri të re mes partisë së qendrës së djathtë të Berluskonit dhe qendrës së majtë, e ndërsa kjo e fundit është në rrëmujë pas largimit të liderit Pier Luigi Bersani të premten.
Analistët thonë se gjetja e një koalicioni të gjerë është qëllimi i tij për të shmangur zgjedhjet të reja e ndërsa vendi vuan nga kriza ekonomike.
Bastet tani janë hapur për atë që do të jetë kryeministër dhe dy emrat më të përfolur janë, ish kryeministri Giuliano Amato dhe Enrico Letta.
Rizgjedhja e Napolitanos ka provokuar zemërimin në mesin e atyre që donin të shihnin ndryshime në lidershipin politik të Italisë. Lideri i lëvizjes 5 Yjet Beppe Grillo e ka quajtur rizgjedhjen e tij si një ‘grusht shteti’.
Mijëra mbështetës të Grillo dolën në rrugët e Romës të dielën për të protestuar kundër një sistemi politik duke bërë thirrje për ndryshim.