Mrkiç nis takimet në Tiranë, AK-ja protestë para Ministrisë së Jashtme
Tiranë- Ministri i Jashtëm serb Ivan Mrkic ka nisur takimet në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare këtu në Tiranë.
Gjatë orës 10:00 të paradites ai do të zhvillojë një takim me homologun e tij, Ministrin tonë të Jashtëm Edmond Panaritin.
Pas takimit me dyer të mbyllura pritet të ketë një konferenvë për shtyp ku të dy ministrant do tu përgjigjen interest të gazetarëve.
Mbetet për të parë më interes fjala e të dy minisstrave pasi takimi që po zhvillohet mes tyre është i pari pas një kohe shumë të gjatë shkëputje të narrëëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Serbinë.
Ministri i jashtëm serb që për herë të fundit ka vizituar zyrtarisht Tiranën ka qenë Vuk Drashkoviç në vitin 2004. Ndërsa në Beograd, që prej atij viti ka patur tre vizita të ministrave të jashtëm shqiptar. E fundit është ajo e 2010 e ish zëvendëskryeminisrit dhe ministrit të jashtëm Ilir Meta.Pas 8 vjetësh, një tjetër kryediplomat serb shkel në kryeqytetin shqiptar, me synimin për të shtyrë përpara një marrëdhënie e cila ka gjithmonë në mes një çështje të pashmangshme, Kosovën.
Ndërkohë në ambjentet e jashtme të Ministrisë së Jashtme aktivistët e Aleancës Kuqezi po zhvillojnë një protestë me thirrje e pankarta kundër vizitës së Ministrit të Jashtëm serb. Kjo është protesta e dytë pas asaj të djeshmes, ku aktivistë të AK-së e pritën me protesat ministrin Mrkic në aeroportin e Rinasit gjatë mbërritjes në Tiranë.
/IDEA/