E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mrkiç:Raundi i ri të negociatave me ndihmën e Brukselit

Shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mrkiç ka deklaruar se qeveria e re serbe gjatë javëve të ardhshme do të formulojë pozicionin e saj për vazhdimin e dialogut me Kosovën, duke përsëritur se qeveria aktuale do të përmbushë të gjitha marrëveshjet e arritura nga qeveria e kaluar.
 

Në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë, Mrkiç ka theksuar se dialogu me Prishtinën do të jetë në nivel politik dhe se “përveç bisedimeve teknike nevojiten edhe biseda politike”.
 

“Jam i sigurt se kjo do të jetë javëve të ardhshme, atëherë do të hymë në raundin e ri të negociatave me Prishtinën me ndihmën e Brukselit”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.
 

Ndërkohë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç bashkë me shefin e diplomacisë Mrkiç do të diskutojnë në Bruksel nëse Serbia po i zbaton reformat dhe kushtet për të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE si dhe për vazhdimin e dialogut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›