Olli: Shuarja e vatrave të zjarrit punë ditësh

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Leonard Olli ka deklaruar se nëse nuk do të ketë provokime të tjera të vatrave të zjarrit, shuarja e flakëve do të jetë punë ditësh. Në një linjë telefonike për “Ora News” Olli theksoi gjithashtu se situata nga zjarret në disa zona të vendit është nën kontroll.
Sipas Ollit, situate është nën kontroll në Malin e Dajtit dhe në Priskë ndërsa ka shkuar se zjarri në Bulqizë është larg zonave të banuara dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për shuarjen e flakëve.
I pyetur se kur do të fillojë përllogaritja e dëmeve nga zjarret në shumë zona të vendit, Olli theksoi bilanci do të zhvillohet për shuarjes së të gjitha vatrave të zjarrit.
“Bilancet janë të përvitshme. Është ministria e mjedisit që merret me bilancin real, por një pjesë duhet të bëhet edhe nga administrata vendore pasi administrimi i pyjeve është në varësi të vendorëve. Ndërkohë situata nga zjarret është 30 përqind më e lehtë sesa nga viti i kaluar” tha Olli.