Mrkiç: Bota do të refuzojë zgjidhjen për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, ka thënë se Beogradi do të luftojë në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur problemin e Kosovës .
Sipas tij, në këto bisedime, duhet të pranohen sa më shumë ide të rezolutës së Serbisë për Kosovën.
Mrkiç ka thënë po ashtu se Serbia e ka prezantuar para botës zgjidhjen për problemin e Kosovës, duke thënë se ka frikë që bota do të refuzojë një zgjidhje për Kosovën.
Ai ka thënë se ai nuk mund të presim nga Prishtina për t'u bërë papritmas racional dhe të pranojë të flasë për zgjidhjen ashtu siç ne dëshirojmë./Indeksonline/